TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2026, 15:52

Rama me gazetarët e huaj: Projekti në Zvërnec do të vijojë, do të ketë më shumë gjelbërim se sot

Shkruar nga Pamfleti
Rama me gazetarët e huaj: Projekti në Zvërnec do të
Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti i planifikuar në Zvërnec parashikon kushte të qarta për investitorët, mes të cilave edhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra pas përfundimit të investimit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të huaj, Rama tha se Shqipëria ka rritur ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura ndër vite, duke theksuar se aktualisht ato përbëjnë rreth 25% të territorit të vendit.

Sipas tij, projekti në Zvërnec është konceptuar në bashkëpunim me arkitektë dhe ekspertë të peizazhit, me synimin për të ruajtur ekuilibrin mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.

"E di, unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues që mbush me gëzim shpirtin e ideologëve në botë se si Shqipëria e vogël po u qëndron oligarkëve… Ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura, sot kemi 25%. Kusht për projektin është që të ketë më shumë hapësirë gjelbërimi sesa para. Po sikur t’ju them se po punojmë me arkitektët më të mirë të peizazhit? Ka një ekip shumë të madh dhe ky projekt do të jetë një tjetër provë që natyra dhe zhvillimi bashkëjetojnë. Natyra nuk mund të jetë mallkim për mirëqenien e njerëzve", u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se projekti synon të shërbejë si një shembull i bashkëjetesës mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit, duke theksuar se natyra nuk duhet të konsiderohet pengesë për mirëqenien e komuniteteve.

1 Komente

  1. D
    Dgj

    E ka llafin qe do bohet si Tirona, plot me gjelberim... ????????????????????

    Lini një Përgjigje