TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2026, 10:41

Rama: Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale do të forcojnë luftën kundër korrupsionit në shëndetësi

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale do të forcojnë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, ku u ndal te reformat në administratë, dixhitalizimi i shërbimeve dhe përdorimi i teknologjisë në luftën kundër korrupsionit.

Rama tha se ndryshimi i sistemit kërkon kohë dhe se lufta ndaj korrupsionit nuk mund të mbështetet te masa të menjëhershme apo ndëshkime të motivuara nga emocioni.

“Nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë njerëzit që kanë diçka për të thënë. Mjafton të ndodhë me njërin, siç ndodhi në atë momentin skandaloz, kjo rezonon te të tjerët. Kjo nëna këtu nuk tërhiqet zvarrë, por ndihet ashtu, sepse këtë e bën ai mjeku aty, të cilit nëna i kërkon shërbimin minimal. Ta konstatosh dhe të jesh i vetëdijshëm për këtë është e rëndësishme dhe prandaj unë jam gjithnjë në përpjekje për të parë jashtë rrethit të ngushtë.

Por të veprosh për ta ndryshuar këtë, nuk është një përpjekje aq e lehtë. Nuk është si ajo varja me litar, siç ka nisur të dëgjohet nga një segment që e njohim tashmë. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që sot po ndodh në Shqipëri është që sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin, është komplet e kundërta me atë që thuhet badihava.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se institucionet po ndërhyjnë në fusha ku, sipas tij, nuk është vepruar më parë dhe se ndërtimi i një sistemi funksional është rruga e vetme për të garantuar drejtësi.

“Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë, që nga krijimi i shtetit shqiptar. Kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën, sepse të gjitha sistemet që përfunduan në ferr për popujt që u ekzaltuan nga ideja e drejtësisë së aty për atyshme dhe që shkuan te plumbi ballit, na kanë mësuar që kjo e demokracisë dhe ndërtimit të një sistemi që garanton gjithkënd, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat.”, shtoi ai.

Duke folur për shërbimet publike, Rama vlerësoi ndikimin e dixhitalizimit, duke thënë se ai ka eliminuar procedura që më parë krijonin vonesa dhe burokraci për qytetarët, si edhe ka lehtësuar aksesin e emigrantëve në shërbimet shtetërore.

“Dixhitalizimi na hoqi radhën për një copë letre. Të gjithë ata që janë jashtë vendit kanë në shërbim shtetin e tyre nga telefoni. Pushimet e emigrantëve deri para ca vitesh ishin mes plazhit dhe sporteleve. Brenda fatit kemi dixhitalizuar komplet kadastrën. Tani vjen faza tjetër, ajo e ndërtimit të sistemit që do ta bëjë Kadastrën njësoj si shërbimet e tjera që nuk janë problem.”, tha kryeministri.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se Shqipëria po zhvillon një projekt për përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, me synimin që ai të testohet vitin e ardhshëm dhe të vihet në zbatim në vitin 2028.

 

2 Komente

  1. U
    Urteisa

    Boll idiot me retorikat boshe te PR-it. Ne Shqiperi ke nje grup teknologjistesh deshtake, qe s'dine te bejne gje tjeter vecse aplikacione per kompani te jashtme

    1. T
      Tony

      Ne se vlonjatet jane vertet burra e trima si Selam Musai, s'ks nevoje pre te tjere se duhet ta terheqin vetem ata kete moterq..., sic i quajne keta plehra.

      Lini një Përgjigje