Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku u diskutua mbi trajtimin hormonal të personave transgjinorë, në kuadër të një akti të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kryetari i komisionit, Bardh Spahia, kërkoi që ministrja e Shëndetësisë të paraqitet për të dhënë shpjegime lidhur me këtë çështje, duke argumentuar se bëhet fjalë për një urdhër dhe jo për një udhëzim, siç është cilësuar nga pala tjetër.
Gjatë diskutimeve, Spahia pati një përplasje edhe me deputeten Klodiana Spahiu, e cila këmbënguli se dokumenti duhet lexuar me kujdes dhe akuzoi kreun e komisionit për dezinformim. Sipas saj, debati po përdoret për qëllime politike dhe jo për të informuar publikun mbi përmbajtjen reale të dokumentit.
Pjesë nga debati:
Bardh Spahia (PD): Pse duhet të thërrasim ministren të japë shpjegime për një vendimmarrje që besoj e ka, nëse s’ka probleme të tjera s’ka nevojë të fshihen arsyet e vendimmarrjes, atëherë të vijë këtu dhe të japë transparencë.
Spahiu: Ju e dini mirë çfarë ka ndodhur në sistemin e shëndetësisë, komisioni duhet të jetë i pari që dëgjohet zëri juaj, pas kësaj të vazhdojmë me aktrime në sallën e parlamentit, ato nuk të çojnë askund. Nëse nuk jeni dakord për vendimet e ministres, hajde ta ulim në tryezë dhe t’i themi. Të informojmë njerëzit, kjo nuk është e drejtë.
Klodiana Spahia (PS): Nuk është udhëzues, është urdhër. Nuk e paskeni lexuar.
Spahiu: Hajde ta lexojmë përmbajtjen.
Spahia: Jeni gabim. Urdhër. Nuk e kuptoni diferencën.
Spahiu: Mos dizinformoni.
Spahia: Po tregoheni e pasinqertë.
Spahiu: Nuk mund të më ndërprisni mua, o kryetar.
Spahia: Shalsi s’të ka ndjerë ndonjëherë duke u shqetësuar. Mos na bëni këtu… ka detyrim ministria të vijë të sqarojë opinionin publik. Jam këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.
Spahiu: Je për të bërë axhendën tënde politike.
Po ik o PD se ketu po vidhet shqiperia.. Shtepia digjet keta k* krihen