TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2026, 12:28

U largua nga Grupi i PS, Marjana Koçeku mungon në Komisionin e Jashtëm

Shkruar nga Pamfleti
U largua nga Grupi i PS, Marjana Koçeku mungon në Komisionin e
Marjana Koçeku

Marjana Koçeku mungoi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Politikën e Jashtme, ku mban statusin e anëtares.

Burime bëjnë me dije se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim apo koment nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste lidhur me mungesën e saj.

Ndërkohë, në Kuvend nuk është depozituar asnjë shkresë zyrtare nga Koçeku, përmes së cilës ajo të kërkojë largimin nga grupi parlamentar i PS-së.

Pak orë më parë Marjana Koçeku, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të cilin e ka adresuar ndaj familjes Bajraj në Shkodër.

Koçeku thotë se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

E pagëzuar si Neomalësorja, deputetja 25-vjeçare e promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama, vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialsite.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë", shkroi Koçeku disa ditë më parë. 

Marjana Koçeku ka vetëm 9 muaj në parlament teksa vendosi të distancohet nga mazhoranca socialiste, ndonëse në zgjedhjet e 11 majti 2025, kryesoi listën e mbyllur në Qarkun e Shkodrës.

 

marjana koceku

Lini një Përgjigje