
Integrimi në BE i Shqipërisë ka sjellë një debat mes Ilir Alimehmetit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe deputetes socialiste Briseida Çakërri.
Gjatë bisedës, Alimehmeti deklaroi se Partia Socialiste nuk ka interes real për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke argumentuar se një proces i tillë bie ndesh me interesat politike të kësaj force.
Çakërri kundërshtoi këtë qëndrim dhe theksoi se avancimi i procesit të integrimit përbën një nga angazhimet e përmbushura nga qeveria. Sipas saj, hapat e ndërmarrë në raport me Bashkimin Europian dëshmojnë progres konkret në këtë drejtim.
Në vijim të debatit, deputetja socialiste iu përgjigj edhe kritikave për garën e brendshme politike. Ajo i kujtoi Alimehmetit se Partia Demokratike nuk mund të paraqitet si model në këtë aspekt, duke iu referuar mënyrës se si janë zhvilluar proceset e brendshme në këtë forcë politike.
Debati mes dy përfaqësuesve politikë u përqendrua kryesisht te perspektiva europiane e vendit dhe standardet e demokracisë së brendshme në partitë kryesore.
Debai në studio:
Çakërri: Si flisni ju për garë kur ju u hoqët dosjen atyre që do konkurronin me kryetarin?!
Alimehmeti: Detyrimi për të shkëputur partinë nga shteti ju ka ardhur ju nga Komisioni Europian. S’më ka ardhur mua. Keni detyrën të ndani partinë nga shteti. Meqenëse doni të shkoni në BE që e kërkojnë 92 për qind e qytetarëve. Këto janë punët që duhen bërë. Ju mendoni se ai grushti i njerëzve që komandon Shqipërinë e do këtë?!
Çakërri: Po thoni për grushtin në protestat tuaja?!
Alimehmeti: Nuk e duan këta BE-në, shitet si fasadë dhe disa edhe e besojnë. S’e duan sepse është kundër interesave të veta. Ne na ka rënë rinia, 33 mijë vetë më pak sipas INSTAT-it, të moshës nga 0-35 vjeç.
Çakërri: Ju nuk bëni garë brenda partie suaj.
Alimehmeti: Për garën brenda partisë kam folur, s’e keni ndjekur.
Çakërri: Pse qëndroni te kjo parti kur s’jeni dakord?!
Lini një Përgjigje