
Një rast i pazakontë po bën xhiron e rrjetit në prag të FIFA World Cup 2026, ku një biletë e rishitur për ndeshjen mes Portugalisë dhe Kolumbisë në Miami raportohet të ketë arritur shifrën marramendëse prej 11 milionë dollarësh.
Lajmi është bërë publik nga gazetari i ESPN, Roberto Rojas, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar çmimin si absurd dhe të paprecedentë për një event sportiv.
Ndërkohë, me kualifikimin e gjashtë ekipeve të fundit, tashmë janë kompletuar edhe grupet për Kupën e Botës 2026. Ky edicion do të jetë historik, pasi për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, të ndara në 12 grupe me nga katër skuadra secili.
Turneu do të zhvillohet në tre shtete – SHBA, Kanada dhe Meksikë – dhe do të nisë më 11 qershor, duke premtuar spektakël dhe rivalitet të lartë në çdo fazë.
Grupet e Kupës së Botës 2026:
Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnja dhe Hercegovina, Katar, Zvicra
Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermania, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuadori
Grupi F: Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia
Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re
Grupi H: Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Franca, Senegali, Iraku, Norvegjia
Grupi J: Argjentina, Algjeria, Austria, Jordania
Grupi K: Portugalia, RD Kongo, Uzbekistani, Kolumbia
Grupi L: Anglia, Kroacia, Gana, Panamaja
Ky Botëror pritet të sjellë emocione të mëdha, me përballje interesante dhe rikthimin e disa përfaqësueseve historike në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Lini një Përgjigje