TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2026, 12:30

Kush është Aleksandër Koçeku? Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Kush është Aleksandër Koçeku? Publikohet fotoja e
Aleksandër Koçeku

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Vrasja e Koçekut në zonën e Dukagjinit po hetohet nga policia, ndërsa pista kryesore lidhet me një konflikt të vjetër familjar që daton në vitin 2017.

Sipas burimeve hetimore, dyshohet se atentati mund të jetë kryer për hakmarrje, pas vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje për të cilën u dënua vëllai i viktimës, Artan Koçeku.

40-vjeçari u ekzekutua me breshëri automatiku mbrëmjen e e djeshme në fshatin Lin, përgjatë aksit Kir–Prekal. Trupi i tij u gjet brenda automjetit, pasi një banor i zonës pa makinën që kishte dalë nga drejtimi dhe njoftoi policinë.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët dyshohet se i kishin zënë pritë viktimës dhe ishin në dijeni të lëvizjeve të tij. Ata kanë zgjedhur momentin kur Koçeku po kalonte në këtë segment rrugor për të kryer atentatin dhe më pas janë larguar.

Për shkak se ngjarja ndodhi në një zonë të thellë malore, ku mungojnë kamerat e sigurisë, grupi hetimor po mbështetet në analizimin e tabulateve telefonike dhe komunikimeve të fundit të viktimës për të identifikuar autorët.

Hetuesit janë rikthyer në vendin e krimit dhe pritet të marrin në pyetje familjarët e Aleksandër Koçekut për të hedhur më shumë dritë mbi konfliktin e vitit 2017.

Sipas dosjes hetimore, në atë ngjarje Artan Koçeku vrau me armë zjarri Angjelin Shkambin, pasi e kishte thirrur në një takim. Konflikti lidhej me një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe me mosmarrëveshje personale mes dy familjeve.

Në kuadër të hetimeve, policia po verifikon edhe familjarë dhe persona të afërt të Angjelin Shkambit, disa prej të cilëve jetojnë jashtë Shqipërisë, për të parë nëse atentati mund të jetë organizuar si akt hakmarrjeje.

Burime hetimore bëjnë me dije se Aleksandër Koçeku ishte një emër i njohur për policinë. Ai ishte verifikuar më herët edhe për ngjarje të tjera kriminale, përfshirë dyshime për sulme ndaj efektivëve të policisë me armë zjarri dhe lëndë plasëse.

Gjithashtu, sipas hetimeve, 40-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë edhe në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit.

Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit.

aleksandër koçeku vrasje shkoder hakmarrje

Lini një Përgjigje