TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2026, 12:12

I dënuar në Itali me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar në Itali me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet 48
Arrestohet 48 vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.

I arrestuari është Bekim Nikolli, banues në Tiranë, i cili u lokalizua nga shërbimet e FAST Albania, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, pas shkëmbimit të informacioneve me homologët italianë.

Sipas policisë, Nikolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Napolit e kishte dënuar në vitin 2021 me 13 vite burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”.

Autoritetet italiane dyshojnë se 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Ai dyshohet gjithashtu se ka përdorur dhunë ndaj tyre për t’i mbajtur nën kontroll dhe për të rritur përfitimet nga aktiviteti kriminal.

Policia bën me dije se Nikolli u lokalizua dhe u arrestua në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, pas veprimeve operative të kryera nga Sektori për Kërkimin në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Vendimi ndaj tij është dhënë në nëntor të vitit 2021 nga Gjykata e Apelit të Napolit, Itali. Pas arrestimit provizor, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e Bekim Nikollit drejt Italisë, ku ai duhet të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjyqësore italiane.

Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

"Finalizohet operacioni policor i koduar "FAST", i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, "FAST Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Skllavërimi/Nënshtrimi", të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.", njofton policia.

arrestohet 48 vjeçari në tiranë

Lini një Përgjigje