
Shumë persona besojnë se heqja dorë nga darka është çelësi për të humbur peshë më shpejt, por specialistët paralajmërojnë se kjo është një qasje e gabuar që shpesh sjell efektin e kundërt.
Sipas tyre, anashkalimi i vakteve çon në uri të fortë më vonë gjatë ditës, duke rritur gjasat për të konsumuar më shumë ushqim sesa duhet. Kur trupi qëndron për orë të gjata pa u ushqyer, metabolizmi ngadalësohet dhe nivelet e energjisë bëhen të paqëndrueshme.
Kjo ndikon jo vetëm në peshë, por edhe në funksionimin e përgjithshëm të organizmit. Po ashtu, ideja se nuk duhet ngrënë pas orës 18:00 nuk është e vlefshme për të gjithë, veçanërisht për ata që flenë vonë.
Në fakt, darka mbetet një nga vaktet më të rëndësishme dhe nuk duhet shmangur, por konsumuar në mënyrë të balancuar. Ndryshe nga mëngjesi që duhet të jetë më i pasur me karbohidrate, darka rekomandohet të përmbajë më shumë proteina, të cilat ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes.
Lini një Përgjigje