
Këngëtari i shquar Sinan Vllasaliu mësohet se ka pësuar aksident automobilistik, i cili e detyroi të bënte ndërhyrje kirurgjikale.
Vllasaliu ishte ftuar të performonte në dasmën e yllit ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në Siçili por nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të aksidentit.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Edona Vllasaliu, e cila publikoi në rrjetet sociale një fotografi të artistit nga spitali, duke njoftuar se ai po merr trajtimin e nevojshëm dhe po rikuperohet nën kujdesin e stafit mjekësor.
Sipas saj, gjendja shëndetësore e këngëtarit ndikoi edhe në angazhimet e tij profesionale.
“Në momentet më të vështira, përkujdesja, fjala e mirë dhe puna juaj na dhanë forcë dhe shpresë. Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipës, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar Edona.
Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor që po kujdesen për të atin gjatë kësaj periudhe.
Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e artistit, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në skenë.

Mire te behet se shkove te dasma e asaj qe perzien gjakun me hasmin e kendone hapet bythesh neper skena me breke. Dhe me e "bukura" media nderkombetare e njeh kombin Shqiptar nga bucet Rita Ora e Dua Lipa. Pika bythes!