TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Qershor 2026, 14:03

Mesazh i papritur nga Eduart Grishaj pas finales: Tani dua të futem unë në fermë

Shkruar nga Pamfleti
Mesazh i papritur nga Eduart Grishaj pas finales: Tani dua të futem
Mesazh i papritur nga Eduart Grishaj pas finales: Tani dua të futem unë në fermë

Vetëm pak orë pas përfundimit të finales së madhe të “Ferma VIP 3”, regjisori  Eduart Grishaj ka ndarë me ndjekësit një reflektim që tërhoqi menjëherë vëmendje në rrjetet sociale.

Pas muajsh angazhimi intensiv me spektaklin, Grishaj la të kuptohet se ka nevojë për një periudhë shkëputjeje dhe qetësie, larg ritmit të ngarkuar të punës që e ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit.

Përmes një postimi me nota humori, ai foli për lodhjen e akumuluar pas përfundimit të formatit.

“Tani që mbaroi Ferma VIP, kam nevojë të futem unë në fermë. Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë punë, emocione, net pa gjumë dhe stres. Tani kam nevojë të futem unë në fermë. Pa informacione nga jashtë, pa telefon dhe pa punë”, shkroi Grishaj.

Postimi u shoqërua me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një mënyrë të sinqertë për të shprehur lodhjen pas një sezoni të gjatë televiziv.

“Ferma VIP 3” mbylli zyrtarisht rrugëtimin e saj mbrëmjen e së dielës, pas muajsh transmetimi dhe diskutimesh të shumta. Në fund, fituese e edicionit u shpall Mimoza Ahmeti.

eduart grishaj ferma

Lini një Përgjigje