Aktori dhe opinionisti i “Ferma Club”, Albano Bogdo, ka lëshuar sot një deklaratë të fortë, duke vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë produksionin e spektaklit dhe njërën prej fermereve, Blerinën.
Sipas Albanos, ekziston një material filmik, ku Blerina ka përdorur një gjuhë të papranueshme. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për standardet e dyfishta që, sipas tij, po përdoren në ndëshkimin e banorëve, duke marrë si shembull penalizimin e shpejtë që iu bë Ola Elezajt përpara se të eliminohej.
Lidhur me këtë situatë që po trazon prapaskenat e formatit, Albano u shpreh pa doreza:
“Unë nuk e di pse e fsheh produksioni. Blerina duhet të ishte përjashtuar për atë klipin e famshëm që ka dalë. Që shan me fjalor banal. Të gjithë kemi temperament por kjo s’domethënë që kur bëjmë gabime të pafalshme… Për çfarë e nxorën televotim Olën? Ishte goca më e bukur e fermës, tha një fjalë direkt televotim do qëndrojë apo jo.”
Siç ishte e pritshme, kjo deklaratë ka marrë menjëherë një jehonë të madhe në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje