TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2026, 14:02

Plas sherri në mes të funeralit, dy gra konfrontohen fizikisht për të ndjerin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri në mes të funeralit, dy gra konfrontohen fizikisht
Plas sherri në mes të funeralit, dy gra konfrontohen fizikisht për të ndjerin

Një incident i pazakontë është regjistruar në Meksikë, ku gjatë një ceremonie mortore, dy gra janë përfshirë në një konflikt të ashpër para të pranishmëve dhe mbi arkivol.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet momenti kur situata tensionohet papritur, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe pjesëmarrësit në ceremoninë e lamtumirës.

Gjithçka nisi kur njëra prej grave u shpreh: “Dashuria ime, do të më mungosh shumë.”

Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të një gruaje tjetër, e cila, e habitur dhe e irrituar, e pyeti me ton të lartë: “Kush je ti?”

Situata doli jashtë kontrollit në momentin kur u kuptua se gruaja që kishte folur kishte pasur një lidhje romantike me të ndjerin, njësoj si gruaja tjetër që reagoi e revoltuar. Kjo ka bërë që mes tyre të nisë sherri para të gjithëve, duke humbur edhe kuptimi i ceremonisë mortore.

 

funeral sherr

Lini një Përgjigje