TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Maj 2026, 12:25

U aludua se u nda nga Sara Hoxha, Erik Fullani poston foton me mesazh të koduar; çfarë po ndodh mes çiftit 

Shkruar nga Pamfleti
U aludua  se u nda nga Sara Hoxha, Erik Fullani poston foton me mesazh të
Erik Fullani dhe Sara Hoxha

Pas raportimeve të fundit për fundin e romancës mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e Erikut, i cili ka zgjedhur të flasë në mënyrë indirekte përmes rrjeteve sociale.

Gjatë fundjavës që lamë pas, në media rozë u përhap lajmi se çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak për aludimin u bë fshirja e çiftit nga rrjetet sociale, pasi u vu re se Sara dhe Eriku nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Në mes të kësaj vëmendjeje të madhe mediatike, Erik Fullani ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të drejtpërdrejtë, por të reagojë përmes një postimi në Instagram. Ai ka ndarë një fotografi të tij, të shoqëruar me një shprehje në gjuhën angleze që është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i koduar ndaj situatës personale.

“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre”, ishte citimi i ndarë nga Fullani, i cili u pa nga shumë si një mënyrë për të theksuar privatësinë dhe për të mbajtur larg syrit të publikut marrëdhëniet e tij personale.

U aludua  se u nda nga Sara Hoxha, Erik Fullani poston foton me mesazh të

Megjithëse ai nuk ka përmendur drejtpërdrejt as Sarën dhe as ndarjen, postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta dhe interpretime të ndryshme në rrjet.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse do të ketë një reagim më të hapur nga njëri prej tyre, apo nëse të dy do të zgjedhin të ruajnë heshtjen për këtë kapitull të jetës së tyre.

sara hoxha erik fullani

Lini një Përgjigje