TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 22:51

Anglia thyen “mallkimin” italian dhe feston në Napoli, Portugalia nis kualifikueset e “EURO 2024” me goleadë

Shkruar nga Pamfleti

Anglia thyen “mallkimin” italian dhe feston në Napoli,

Anglia ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Italisë në Stadio “Diego Armando Maradona”, në sfidën e parë kualifikuese të “EURO 2024”.

Deklan Rajs ndëshkoi “Axurrët” në minutën e 13, duke dërguar në festë tifozërinë mike. Në fundin e pjesës së parë, Di Lorenco preku topin me dorë dhe shkaktoi penallti, duke i dhënë kështu mundësinë Herri Kejnit të dyfishonte shifrat.

Ekipi i Mançinit hyri në lojë në minutën e 56 pas golit në debutim të Retegui. Gjërat për “3 Luanët” komplikuan gjërat në fundin e ndeshjes, pasi Luk Shou mori kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, Anglia mori 3 pikët në Itali, rezultat të cilin nuk e merrte që prej vitit 1961.

Në grupin J, Portugalia nuk hasi probleme ndaj Lihtenshtajnit. Luzitanët fituan 4-0, në një sfidë pa histori. Cancelo realizoi në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë radhën e patë Silva dhe Kristiano Ronaldo, i cili realizoi dopietë si dhe duke thyer mallkimin, pasi Lihtenshtajni ishte e vetmja kombëtare që CR7 nuk i kishte shënuar gol.

Maqedonia e Veriut ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Maltës me rezultatin e ngushtë 2-1. Elmas dhe Çurlinov ishin autorët e golave për maqedonasit të cilët shënuan në pjesën e dytë.

Bosnja ka marrë një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë një rivali direkt si Islanda. Boshnjakët fituan me rezultatin e pastër 3-0 duke e nisur mbarë fushatën eleminatore. Danimarka gjithashtu nuk e ka pasur të lehtë përballë Finalndës në Kopenhagen. Skandinavët fituan me rezultatin 3-1. Irlanda e Veriut fitoi në transfertë ndaj modestëve të San Marinos me rezultatin e pastë 0-2. Ndërsa Sllovaki-Luksmeburg u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

anglia italia kualifikueset e "euro 2024" portugalia

Lini një Përgjigje