TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 07:34

Brazili mposht Skocinë 3-0 dhe siguron vendin e parë në Grupin C

Shkruar nga Pamfleti
Brazili mposht Skocinë 3-0 dhe siguron vendin e parë në Grupin C
Brazili mposht Skocinë 3-0

Brazili mbylli me fitore fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke triumfuar 3-0 ndaj Skocisë dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin C.

Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti dominoi takimin nga minuta e parë, me Vinicius Zhunior që ishte protagonisti kryesor i sfidës. Sulmuesi hapi serinë e golave që në minutën e 7-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes skoceze. Më pas, atij iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, por arriti të realizojë sërish në fund të pjesës së parë me një goditje të saktë me kokë, duke e dërguar Brazilin në pushim me epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, brazilianët administruan qetësisht lojën, ndërsa Matheus Kunja vulosi fitoren me golin e tretë të takimit.

Sfida shënoi edhe rikthimin e Nejmarit me fanellën e kombëtares braziliane. Sulmuesi u aktivizua në minutat e fundit dhe pati disa tentativa për të gjetur rrugën e rrjetës, por nuk arriti të regjistrohej mes golashënuesve.

Lini një Përgjigje