Një incident i papritur ka shkaktuar tensione në kampin e kombëtares së Iranit, vetëm pak ditë përpara përballjes së rëndësishme me Egjiptin.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, udhëtimi i ekipit iranian drejt qytetit të Siatëllit në Shtetet e Bashkuara është shtyrë pas ndalimit të kapitenit Mehdi Taremi dhe ndihmës-trajnerit Said Alhoei nga autoritetet amerikane në aeroport.
Rrethanat që çuan në këtë vendim nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht. Megjithatë, përfaqësues të delegacionit iranian kanë ngritur shqetësime lidhur me vonesën dhe procedurat që kanë penguar nisjen e ekipit.
Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës ka vendosur të mos udhëtojë pa kapitenin dhe anëtarin e stafit teknik. Futbollistët dhe drejtuesit po qendrojnë në aeroport në pritje të një zgjidhjeje përfundimtare të situatës, me synimin për të udhëtuar të gjithë së bashku drejt Shteteve të Bashkuara.
Kjo situatë mund të ndikojë në përgatitjet e Iranit për ndeshjen ndaj Egjiptit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse dhe federatat e përfshira për të sqaruar incidentin dhe për të mundësuar vazhdimin e udhëtimit të ekipit.
Lini një Përgjigje