TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 16:04

Datëlindje “Botërore” për Leo Mesin, Argjentina uron kryegolashënuesin e Kupës së Botës: Ke ndryshuar historinë e futbollit

Shkruar nga Pamfleti
Datëlindje “Botërore” për Leo Mesin, Argjentina uron
Lionel Mesi

Sot është një ditë e veçantë për futbollin botëror. Lionel Mesi feston 39-vjetorin e lindjes, duke vazhduar të jetë një nga protagonistët kryesorë të skenës ndërkombëtare dhe një prej emrave më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Kapiteni i Argjentinës po kalon një tjetër periudhë historike në karrierën e tij. Në një formë që sfidon moshën, Mesi ka shënuar pesë gola në turne dhe së fundmi është ngjitur në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës për Klube, duke arritur kuotën e 18 golave dhe duke lënë pas gjermanin Miroslav Klose.

Datëlindjen e tij ai pritet ta festojë në bazën e kombëtares argjentinase në Kansas, në shoqërinë e familjes, bashkëlojtarëve dhe stafit teknik. Festimet vijnë pas një periudhe jo të lehtë për yllin argjentinas, i cili së fundmi u shfaq emocional pas golit të shënuar ndaj Algjerisë, për shkak të problemeve shëndetësore që po kalon babai i tij.

Urimet për Mesin nuk kanë munguar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata Argjentinase e Futbollit i dedikoi një mesazh kapitenit të saj, ndërsa edhe Barcelona kujtoi ish-lojtarin që shkroi faqet më të lavdishme të historisë së klubit katalanas.

Gëzuar ditëlindjen, kapiten”, ishte mesazhi i bashkëlojtarëve të tij te kampionët e botës, ndërsa media argjentinase i kushtoi hapësira të gjera kësaj dite speciale. E përditshmja sportive “Olé” iu drejtua tifozëve me pyetjen: “Çfarë do t’i dhuronit Mesit?”.

Në profilin e tij në Instagram, Mesi publikoi një video ku shfaqej duke u stërvitur në palestër. Në sfond dëgjohej kënga e një grupi muzikor argjentinas me titull “Toka e Kampionëve”, një simbolikë që lidhet me sukseset e fundit të Argjentinës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Messi ka fituar dhjetëra trofe si me klubet ashtu edhe me kombëtaren. Me Barcelonën ai ka fituar 35 tituj, përfshirë 10 kampionate të La Ligës, 7 Kupa të Mbretit, 8 Superkupa të Spanjës, 4 trofe të UEFA Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa të Botës për Klube. Me PSG-në fitoi dy tituj kampion në Francë dhe një Superkupë.

Me fanelën e Argjentinës, Messi ka ngritur dy herë Kupën e Amerikës, ka fituar trofeun “Finalissima” dhe kurorëzoi ëndrrën e tij më të madhe në vitin 2022, kur udhëhoqi “Albiceleste”-n drejt titullit kampion bote.

Në moshën 39-vjeçare, Lionel Mesi vazhdon të thyejë rekorde dhe të mbetet një pikë referimi për futbollin modern. Siç e përshkruajnë shumë tifozë dhe media sportive: “Urime Leo, njeriu që ndryshoi historinë e futbollit botëror.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selección Argentina (@afaseleccion)

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje