TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 15:40

Nga Gjermani-Francë te Portugali-Spanjë; si projektohet faza me eliminim direkt në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Nga Gjermani-Francë te Portugali-Spanjë; si projektohet faza me
Kupa e Botës

Botërori 2026, i zhvilluar për herë të parë me formatin e zgjeruar prej 48 skuadrash, duket se po arrin objektivin për të minimizuar surprizat në fazën e grupeve. Deri në këtë pikë të garës, eliminimi i Turqisë mbetet befasia e vetme e rëndësishme mes kombëtareve pjesëmarrëse.

Edhe në fazën me eliminim direkt, pas përfundimit të dy raundeve të para dhe bazuar në renditjet aktuale, nuk parashikohen përballje mes emrave më të mëdhenj të futbollit botëror në fazën e 1/16-ave.

Një nga duelet më tërheqëse që mund të zhvillohet në këtë fazë është ai mes Argjentinës dhe Uruguait, përballje që premton rivalitet dhe interes të lartë sportiv.

Nga Gjermani-Francë te Portugali-Spanjë; si projektohet faza me

Ndërkohë, Anglia mund të konsiderohet një nga skuadrat më të favorizuara nga skema aktuale e turneut. Nëse renditjet në grupe mbeten të pandryshuara, anglezët do të përballeshin me Kepin e Gjelbër në raundin e 1/16-ave.

Sipas projeksioneve aktuale, emocionet më të mëdha pritet të nisin në fazën e 1/8-ave. Nëse nuk regjistrohen eliminime surprizë dhe renditja e skuadrave nuk ndryshon në grupet respektive, tifozët mund të shohin përballje të forta si Gjermani-Francë dhe Portugali-Spanjë, duele që do t’i jepnin një tjetër dimension garës për trofeun botëror.

Nga Gjermani-Francë te Portugali-Spanjë; si projektohet faza me

 

ndeshjet me eliminim direkt kupa e botës

Lini një Përgjigje