Të paktën 188 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1.500 janë plagosur nga dy tërmetet e fuqishme. Ekipet e shpëtimit vijojnë garën me kohën, ndërsa OKB paralajmëron për një krizë të thellë humanitare.
Venezuela po përballet me një nga katastrofat natyrore më të rënda të viteve të fundit, pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën vendin gjatë natës, duke lënë pas qindra viktima, mijëra të plagosur dhe dhjetëra mijëra persona të zhdukur.
Sipas bilancit më të fundit të publikuar nga kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodríguez, deri tani janë konfirmuar 188 viktima dhe 1.520 të plagosur. Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet ndjeshëm në orët dhe ditët në vijim, pasi shumë persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.
Edificio Oasis, Playa grande
— Alerta Mundial (@TuiteroSismico) June 25, 2026
La Guaira, Venezuela
Totalmente colapsado !
Tremendo como se oyen los gritos!! pic.twitter.com/pY8pSy2SPr
Afro 37 mijë njerëz janë raportuar si të humbur përmes një platforme të posaçme të krijuar për të ndihmuar familjet në kërkimin e të afërmve të tyre. Lista e emrave vazhdon të zgjerohet, ndërsa mijëra familjarë po publikojnë fotografi dhe informacione në përpjekje për të marrë lajme për të dashurit e tyre. Deri më tani, mbi 1.200 persona të raportuar më parë si të zhdukur janë lokalizuar.
Në zonat më të goditura, ekipet e kërkim-shpëtimit po zhvillojnë një garë kundër kohës për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat. Operacionet vështirësohen nga dëmet e mëdha në rrjetin rrugor, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesa e komunikimeve dhe dëmtimet në infrastrukturën kritike.
Aerial view of the damage to Maiqeutia this morning following yesterday’s earthquake.
— CNW (@ConflictsW) June 25, 2026
This area is directly north of Caracas-Maiquetia airport. #Venezuela pic.twitter.com/iYBRlazCYd
Aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe është mbyllur përkohësisht, ndërsa një prej pistave ka çarje që po vlerësohen nga ekspertët. Në shumë zona mungojnë energjia elektrike, interneti dhe rrjeti i telefonisë celulare, duke e bërë edhe më të vështirë koordinimin e operacioneve të emergjencës.
Në qytetin bregdetar La Guaira, një nga zonat më të prekura, mijëra banorë vazhdojnë të kalojnë natën në sheshe, parqe, shkolla dhe objekte sportive të përshtatura si strehimore emergjente, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar ose janë shpallur të pabanueshme.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për t'i ardhur në ndihmë Venezuelës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se organizata është "plotësisht e mobilizuar" dhe po bashkëpunon me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar ndihmën humanitare.
???? New terrifying video shows structures collapsing all around in Caracas, Venezuela. #terremoto pic.twitter.com/gn05DxsTCm
— Luke Brenner (@TheLukeReport) June 24, 2026
"Në ditët e ardhshme do të nevojitet një përpjekje masive kolektive për të mbështetur popullin e Venezuelës," deklaroi edhe kreu i operacioneve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, duke kujtuar se rreth tetë milionë venezuelianë kishin nevojë për ndihmë humanitare edhe përpara tërmeteve.
Ndihma ndërkombëtare ka nisur të mbërrijë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ekipe kërkim-shpëtimi dhe po mobilizojnë kapacitete ushtarake logjistike për transportin e ndihmave. Franca ka njoftuar dërgimin e 85 specialistëve të shpëtimit, Holanda ka akorduar 2 milionë euro dhe do të dërgojë ekipe me qen kërkimi dhe pajisje të specializuara, ndërsa Gjermania, Zvicra, Spanja, Kili, Kina dhe India kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në operacionet humanitare.
Ndërkohë, Papa Leoni XIV ka akorduar 100 mijë euro ndihmë emergjente për Kishën Katolike në Venezuelë, ndërsa disa kompani ajrore, përfshirë Iberia, kanë anuluar fluturimet drejt Karakasit për shkak të dëmtimeve në aeroport.

Ekspertët sizmologë paralajmërojnë se bilanci përfundimtar mund të jetë shumë më i rëndë. Sizmologu grek Efthymios Lekkas e krahasoi energjinë e çliruar nga tërmeti me "180 bomba atomike të Hiroshimës", ndërsa profesori Kostas Papazachos vlerësoi se numri i viktimave mund të kalojë 10 mijë dhe dëmet ekonomike mund të arrijnë të paktën 4 miliardë dollarë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet dhe organizatat humanitare theksojnë se 48 orët e para pas katastrofës janë vendimtare për gjetjen e të mbijetuarve. /Pamfleti
Che Dio ci faccia trovare sempre al riparo di qualsiasi eventuale catastrofe... Di aiuti la gente sotto le macerie,di salvarsi