TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 17:35

Disfatat nuk falen më, skuadra e Premier Ligës shkarkon nga detyra trajnerin britanik

Shkruar nga Pamfleti

Disfatat nuk falen më, skuadra e Premier Ligës shkarkon nga detyra

Leistër Siti po kalon një moment mjaft të dobët në Premier Ligë duke rënë në vendin e parafundit të tabelës.

Humbja e fundit në kampionat ndaj Kristal Palas duket se ka rezultuar fatale për teknikun Brendan Roxhers, me klubin anglez që ka zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin.

Arritjet e ekipit nën drejtimin e Brendan flasin vetë. Ne kemi përjetuar disa nga momentet tona më të mira nën drejtimin e tij dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës atij dhe stafit të tij për arritjet”, thanë drejtues të klubit.

Tekniku Roxhers numëron 204 ndeshje në krye të këtij ekipi, me skuadrën që ka marrë mesatarisht 1.59 pikë për sfidë. “Dhelprat” e Leister po kalojnë një sezon negativ dhe kanë si objektiv mbijetesën.

brendan roxhers leister

Lini një Përgjigje