TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2026, 12:14

Fundi dramatik i ndeshjes së Botërorit sjell stuhi reagimesh, në rrjet qarkullojnë akuza për kurdisje

Shkruar nga Pamfleti
Fundi dramatik i ndeshjes së Botërorit sjell stuhi reagimesh, në
Algjeri-Austri

Algjeri-Austri ishte ndeshja që mbylli fazën e grupeve të Botërorit 2026 dhe njëkohësisht sfida që prodhoi më shumë polemika. Takimi përfundoi me rezultatin 3-3, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar akuza dhe dyshime për mënyrën se si u zhvilluan minutat e fundit.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi 2-2, rezultat që do t'u shërbente të dyja skuadrave, Riyad Mahrez realizoi në minutën e 93-të, duke i dhënë avantazhin 3-2 Algjerisë.

Ky gol ndryshoi përkohësisht skenarin e kualifikimit. Austria, me këtë rezultat, mbetej jashtë turneut, ndërsa as Algjeria nuk përfitonte plotësisht nga fitorja, pasi një vend i tretë do t'i mundësonte shmangien e një përballjeje me Spanjën në fazën me eliminim direkt.

Megjithatë, vetëm pak çaste pas rifillimit të lojës, Austria arriti të barazonte në 3-3, duke rikthyer ekuilibrin dhe duke siguruar kualifikimin si e dyta e grupit.

Skuadra që u penalizua më shumë nga ky zhvillim ishte Irani. Për disa minuta iranianët besuan se ishin kualifikuar si një nga vendet e treta më të mira, por barazimi i Austrisë në minutat shtesë i la përfundimisht jashtë Botërorit.

Me pikën e marrë, Austria e mbylli grupin në vendin e dytë dhe në fazën e 1/16-ave do të përballet me Spanjën. Ndërkohë, Algjeria e përfundoi grupin në vendin e tretë dhe do të sfidojë Zvicrën në raundin tjetër.

Kliko për të parë videon:

boterori

Lini një Përgjigje