TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 10:13

Haland “e djeg” në dasmën e Donarumës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi norvegjez u bë protagonisti i dasmës së portierit italian, duke sjellë atmosferën karakteristike të kombëtares së Norvegjisë në ceremoninë festive.

Haland “e djeg” në dasmën e Donarumës, magjeps
Erling Haaland,

Portieri italian Gianluigi Donnarumma i dha fund beqarisë, duke u martuar me Alessia Elefante në një ceremoni të zhvilluar në rajonin e Puglias, ku nuk munguan emra të njohur të futbollit.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi nga Erling Haaland, i cili argëtoi të ftuarit me interpretimin e "Viking Row", festimi që është kthyer në simbol të kombëtares norvegjeze dhe lidhet ngushtë me identitetin e saj sportiv.

Sulmuesi 26-vjeçar udhëhoqi të pranishmit në këngë dhe në lëvizjet karakteristike të festimit, duke krijuar një atmosferë që kujton traditën vikinge. Edhe Donnarumma iu bashkua këtij momenti, duke u ulur në tokë së bashku me miqtë dhe duke imituar lëvizjet e sinkronizuara të vozitjes në një anije vikinge, në ritmin e daulleve.

"Viking Row" është bërë një nga festimet më të njohura në futbollin norvegjez. Fillimisht u krijua si një ritual i ekipit, ndërsa me kalimin e kohës fitoi popullaritet ndërkombëtar falë paraqitjeve të kombëtares së Norvegjisë dhe mbështetjes së tifozëve të saj.

 

 

 

erling haaland në dasmën e donarumës

Lini një Përgjigje