TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 15:40

Humbi këmbët por nuk u dorëzua kurrë, ndahet nga jeta gjigandi i F1 që jepte leksione për jetën

Shkruar nga Pamfleti
Humbi këmbët por nuk u dorëzua kurrë, ndahet nga jeta
aleks zanardi

Ka ndërruar jetë Alesandro “Aleks” Zanardi, ish-piloti i Formula 1 dhe një nga figurat më të njohura të sportit paralimpik në botë. Lajmi është bërë publik nga familja e tij përmes një njoftimi zyrtar. Zanardi ishte 59 vjeç dhe do të festonte 60-vjetorin në muajin tetor. Ai kishte lindur në Bolonja, Itali.

Në deklaratën zyrtare thuhet:

Me dhimbje të thellë, familja njofton ndarjen nga jeta të Alesandro Zanardit, e ndodhur papritur në mbrëmjen e djeshme, më 1 maj. Aleks u shua në paqe, i rrethuar nga dashuria e familjarëve. Familja falënderon të gjithë ata që po shprehin ngushëllime dhe kërkon respekt për dhimbjen dhe privatësinë në këtë moment zie”.

Një jetë mes sfidash dhe rikthimesh

Jeta e Zanardit u karakterizua nga përballje me sfida të mëdha. Në vitin 2001, ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik që çoi në amputimin e të dyja këmbëve. Pas kësaj ngjarjeje, ai u rikthye në sport, këtë herë në çiklizmin paralimpik, ku arriti suksese të jashtëzakonshme.

Në Lojërat Paralimpike të Londrës 2012 dhe Rio 2016, ai fitoi katër medalje ari dhe dy argjendi, si dhe një sërë titujsh botërorë, duke u shndërruar në një nga sportistët më të suksesshëm në këtë disiplinë.

Në vitin 2020, Zanardi u përfshi në një tjetër aksident të rëndë gjatë një gare bamirësie me handbike në Itali. Që prej asaj kohe, gjendja e tij shëndetësore mbeti e ndjeshme.

Përtej rezultateve sportive, ai konsiderohej një figurë kyçe në promovimin dhe zhvillimin e sportit paralimpik në nivel ndërkombëtar, duke ndikuar në rritjen e vëmendjes dhe respektit për këtë kategori atletësh.

I njohur për forcën, optimizmin dhe humorin edhe në momentet më të vështira, Zanardi la një gjurmë të thellë në sport dhe në shoqëri. Ai shpesh përshkruhej si “kampioni që e ktheu dhimbjen në forcë”.

Ai lë pas bashkëshorten Daniela dhe djalin e tyre, Nikolo.

Humbi këmbët por nuk u dorëzua kurrë, ndahet nga jeta

aleks zanardi ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje