TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 15:45

I palodhur në mesfushën e Leçes, vjen vendimi i rendësishëm nga skuadra italiane për Ylber Ramadanin

Shkruar nga Pamfleti
I palodhur në mesfushën e Leçes, vjen vendimi i
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani do të vijojë të jetë pjesë e Leçes edhe për dy sezone të tjera. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili ka spikatur gjatë këtij edicioni në Serinë A, ka siguruar zgjatjen e kontratës së tij deri në verën e vitit 2027.

Ramadani është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës italiane, duke kryesuar renditje të ndryshme statistikore në kampionat, veçanërisht për kilometrat e përshkuar në fushë dhe numrin e rikuperimeve të topit. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në arritjen e objektivit të Leçes për të siguruar edhe një herë mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Klubi kishte në dispozicion një klauzolë që i mundësonte zgjatjen e bashkëpunimit me futbollistin shqiptar për një sezon shtesë dhe ka vendosur ta aktivizojë atë.

U.S. Leçe komunikon se ka aktivizuar opsionin për zgjatjen edhe një vit të kontratës me lojtarët Lamek Banda, Antonino Gallo dhe Ylber Ramadani. Skadenca e re e kontratës së tre lojtarëve është shtyrë kësisoj më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Paraqitjet e mira të Ramadanit nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga klube të tjera. Së fundmi, për mesfushorin kuqezi është raportuar interes nga Torino në Serinë A, ndërsa ai ndiqet edhe nga një klub i Bundesligës gjermane.

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje