TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2023, 15:33

Kastrioti ndal Teutën me 10 lojtarë, Bylisi “noton” në ‘ujëra të turbullta’, Kukësi sheh nga Europa

Shkruar nga Pamfleti

Kastrioti ndal Teutën me 10 lojtarë, Bylisi “noton”

Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 25 të Abissnet Superiores. Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë pikët në stadiumin e Kamzës në sfidën që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sfida nis me tension nga ekipet, por gjyqtari arriti t’i qetësonte. Në minutën e 43, Kastrioti mbeti me 10 lojtarë, pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq.

Në minutën e 87 të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi te VAR-i për ta konfirmuar dhe e anuloi. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7 me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10 me 24 pikë.

Kukësi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë përballë Bylisit në shtëpi me rezultatin 2-0.  Verilindorët kaluan në avantazh në pjesën e dytë, ku në minutën e 66 ishte Ndreca, i cili zhbllokoi sfidën.

Një lojë e kontrolluar mirë, e cila u shpërblye edhe me golin e dytë. Në minutën e 80 ishte Taipi, i cili dyfishoi shifrat dhe i vendosi kapakun kësaj sfide.

Këto tre pikë të fituara nga Kukësi, bëjnë që skuadra të ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi ndodhet në zonën e kuqe, pra në vendin e 9 me 27 pikë.

katrioti teuta kukësi bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje