Sulmuesi i Francës, Kylian Mbape, fitoi “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës, pasi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola.
Francezi doli sërish fitues në garën individuale me Lionel Mesin, i cili e përfundoi Botërorin me tetë gola. Argjentinasi shkoi në finalen ndaj Spanjës me mundësinë për ta barazuar ose kaluar Mbapen në krye të renditjes së golashënuesve, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen vendimtare.
Nga ana tjetër, Mbape e nisi sfidën për vendin e tretë ndaj Anglisë me mundësinë për të konsoliduar kryesimin. Sulmuesi i Real Madridit realizoi dy gola, duke e çuar në 10 numrin total të golave në turne, një shifër që nuk u arrit nga asnjë lojtar tjetër.
Falë këtij bilanci, Mbape siguroi “Këpucën e Artë” për të dytin Kampionat Botëror radhazi, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga sulmuesit më të spikatur të futbollit botëror.
Gara mes Mbapes dhe Mesit rikujtoi atë të Botërorit të Katarit 2022, kur të dy rivalizuan deri në fund për titullin e golashënuesit më të mirë. Në atë edicion, Argjentina u shpall kampione e botës, Mesi fitoi “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i turneut, ndërsa Mbape u vlerësua me “Këpucën e Artë”.
Qe kur filloi ndeshja Angli-France e kuptova qe eshte bere pazar. Tallnin bythen lojtaret e si duket bene ujdine te te jap golat e me jep fitoren. Ishte ndeshje ne e qelbur qe kam pare.