TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 16:09

Ndeshje të vështira për Brazilin dhe Holandën, zbulohen 4 çiftet e para zyrtare në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshje të vështira për Brazilin dhe Holandën, zbulohen 4
Kupa e Botës

Faza e grupeve në Kupën e Botës po hyn në javën vendimtare, me skuadrat që luftojnë për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt. Ndërkohë, janë konfirmuar edhe katër përballjet e para të raundit të 1/16-ve.

Sipas rezultateve të deritanishme, duelet e para që do të zhvillohen në fazën me eliminim direkt janë:

Afrikë e Jugut – Kanada

Holandë – Marok

SHBA – Bosnja dhe Hercegovina

Brazil – Japoni

Ndërkohë, pjesa tjetër e tabelës së fazës me eliminim direkt mbetet ende e papërcaktuar. Përballjet e tjera do të zyrtarizohen pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura në fazën e grupeve.

Bazuar në renditjen aktuale, tashmë janë krijuar edhe disa skenarë të mundshëm për çiftet e ardhshme. Megjithatë, këto janë vetëm projeksione dhe mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht rrugëtimin e skuadrave drejt fazës me eliminim direkt.

kupa e botës faza me eliminim direkt

Lini një Përgjigje