TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 15:24

Fitorja e Meksikës kthehet në tragjedi, shoferi përplas me makinë 17 tifozë; një prej tyre në gjendje të rëndë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja e Meksikës kthehet në tragjedi, shoferi përplas me
aksidenti në Meksikë

Fitorja bindëse 3-0 e Meksikës ndaj Çekisë në Kampionatin Botëror u shoqërua me një incident të rëndë në qytetin turistik të Cabo San Lucas, ku festimet e tifozëve përfunduan në kaos.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një automjet u fut mes mijëra tifozëve që kishin bllokuar Bulevardin Lázaro Cárdenas për të festuar suksesin e kombëtares.

Sipas dëshmive të para, automjeti u rrethua nga turma dhe drejtuesi i tij, i gjendur nën presion, përshpejtoi papritur, duke goditur dhjetëra këmbësorë. Pas ndalimit të mjetit, disa persona e nxorën me forcë shoferin nga makina dhe e dhunuan, derisa në vendngjarje ndërhynë efektivët e policisë, të cilët e shpëtuan dhe e vunë në pranga.

Bilanci paraprak i incidentit është 17 të lënduar, mes tyre edhe vetë shoferi. Një prej tifozëve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv.

Ky është incidenti i dytë i ngjashëm gjatë këtij Kampionati Botëror. Javën e kaluar, një ngjarje me rrethana të ngjashme u regjistrua edhe në qytetin Chihuahua.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin situatat e rrezikshme dhe kaosin gjatë festimeve masive në rrugë.

 

meksika tifozët

Lini një Përgjigje