TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 18:46

Nga Edgar Çani te futbollisti që dikur mbante rekordin si më i shtrenjti, kush janë shqiptarët që ka drejtuar Rolando Maran

Shkruar nga Pamfleti
Nga Edgar Çani te futbollisti që dikur mbante rekordin si më i
rolando maran

Federata Shqiptare e Futbollit i ka besuar drejtimin e Kombëtares shqiptare trajnerit italian Rolando Maran. Në moshën 62-vjeçare, tekniku italian do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe në eliminatoret e “EURO 2028”.

Emërimi i Maran konfirmon vijimësinë e ndikimit italian në futbollin shqiptar gjatë viteve të fundit, si në aspektin teknik ashtu edhe në përzgjedhjen e trajnerëve që kanë ardhur nga Seria A dhe Seria B.

Gjatë prezantimit të tij zyrtar, Maran theksoi se kishte njohuri të mira për futbollistët shqiptarë, pasi shumë prej tyre i kishte pasur kundërshtarë në kampionatin italian. Megjithatë, tekniku italian ka bashkëpunuar edhe drejtpërdrejt me disa lojtarë shqiptarë apo ish-futbollistë të Kombëtares.

Një nga emrat më të njohur është ai i Edgar Çanit. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Katanias në periudhën kur skuadra drejtohej nga Maran, në vitin 2014.

Më pas, gjatë aventurës së tij te Kievo, trajneri italian pati nën urdhra edhe Armando Vajushin, një tjetër ish-lojtar i Kombëtares shqiptare.

Eksperienca më e fundit e Maran me futbollistë shqiptarë erdhi te Breshia, ku në sezonet 2024-2025 ai drejtoi mesfushorin Emanuele Ndoj, dikur një nga lojtarët më të kushtueshëm shqiptarë, si dhe talentin e Shqipërisë U21, Zylyf Muça.

Në karrierën e tij, Maran ka punuar edhe me futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, të cilët nuk kanë përfaqësuar Kombëtaren shqiptare, mes tyre Përparim Hetemaj, Valon Behrami dhe Andrea Isufaj.

rolando maran tekniku italian kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje