Në moshën 23-vjeçare, Pedri është një nga liderët e mesfushës së Barcelonës, por vendimi i fundit i trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, ka shkaktuar diskutime të shumta në vend.
Tekniku spanjoll vendosi ta linte në stol yllin katalanas për përballjen ndaj Belgjikës. Edhe pse Pedri nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive të mëdha të vendosura mbi të, ndryshimi i një elementi kaq të rëndësishëm në mesfushë, pikërisht në një moment delikat të turneut, ka hapur debate të shumta.
Trioja Pedri-Rodri-Olmo ishte konsideruar si një nga mesfushat ideale të Spanjës, por tashmë vëmendja është rikthyer te Fabian Ruiz. Mesfushori i PSG-së mbetet një nga lojtarët më të besuar të De La Fuentes, i cili më herët e kishte konsideruar thuajse të paprekshëm në formacionin e tij.
Megjithatë, mesfusha e zgjedhur ndaj Belgjikës nuk përbën një risi për Spanjën. Në fakt, është e njëjta skemë që u përdor pas dëmtimit të Pedrit gjatë Europianit. Në atë periudhë, Dani Olmo mori më shumë përgjegjësi në organizimin e lojës dhe më pas siguroi një vend të rëndësishëm në formacionin bazë.
Vendimi për të lënë Pedrin jashtë formacionit ka rikthyer kështu diskutimin në Spanjë: a duhet të ndryshojë një mesfushë që ka funksionuar, apo De La Fuente po kërkon një zgjidhje të re për sfidat vendimtare?
Lini një Përgjigje