Mateus Kunja ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores bindëse 3-0 të Brazilit ndaj Haitit, duke realizuar dy gola në ndeshjen e zhvilluar në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara.
Për sulmuesin e Mançester Junajtid, kjo ishte një mbrëmje e veçantë jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për emocionet që përjetoi familja e tij në tribunë. Në stadium ndodheshin edhe të afërmit e futbollistit, të cilët ndoqën nga afër suksesin e tij.
Një video e nënës së Kunjës është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo nuk arriti t’i përmbante lotët e gëzimit teksa shihte djalin e saj të shënonte për kombëtaren braziliane.
“Të jesh në një Kupë Bote dhe ta imagjinosh këtë moment, është diçka e mrekullueshme. Është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh ajo mes emocionesh.
???????????? Matheus Cunha’s mom in tears of joy after his son scoring goal at the World Cup.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 20, 2026
Beautiful. ????
???? DicadoGordinhoo on Instagram pic.twitter.com/jFe1I4YJ13
Lini një Përgjigje