Mesfushori i talentuar i Turqisë, Arda Güler, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vetes dhe skuadrës pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës, duke kërkuar falje publike për paraqitjet e dobëta të ekipit.
Ylli turk nuk e fshehu zhgënjimin pas përfundimit të aventurës së Turqisë në turneun më të madh të futbollit, teksa pranoi se skuadra nuk ishte në nivelin e pritshmërive.
“Ndjejmë turp dhe kërkojmë falje nga i gjithë kombi ynë. Ne luajmë për klube shumë të mëdha dhe kjo duhet të reflektohet edhe në fushë. Në dy ndeshje nuk arritëm të shënonim asnjë gol”, deklaroi Güler.
Fjalët e mesfushorit pasqyrojnë atmosferën e rëndë në kampin turk pas eliminimit, me kombëtaren që dështoi të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet vendimtare dhe u largua nga Botërori më herët sesa pritej.
Arda Güler:
— serbestiyet (@serbestiyetweb) June 20, 2026
"Gerçekten söylenecek çok fazla şey yok. Çok üzgünüz, utanç duyuyoruz. Tüm halkımızdan özür dileriz.
Milli takım kariyerim boyunca bu turnuvayı unutturmak için elimden geleni yapacağım. Çok büyük takımlarda oynuyoruz, sahada bunu göstermeliydik.
Arkadaşlıkla… pic.twitter.com/Kbmxr5YnMk
Lini një Përgjigje