TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2026, 19:31

Suedia pret Francën në raundin e 1/16-ave, skandinavët nisin përgatitjet në stadiumin që po shembet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Suedia pret Francën në raundin e 1/16-ave, skandinavët nisin
Stadiumi ku po stërvitet Suedia

Kombëtarja e Suedisë po vijon përgatitjet për sfidën e fazës së 1/16-ave ndaj Francës, pasi e mbylli Grupin F në vendin e tretë pas barazimit me Japoninë.

Të mërkurën, suedezët zhvilluan seancën stërvitore në stadiumin e FC Dallasit ("Toyota Stadium"), ku gjatë punimeve për rinovimin e impiantit ndodhi një incident.

Sipas raportimeve, punëtorët tentuan të shembnin një pjesë të strukturës së stadiumit me eksploziv, por shpërthimi nuk shkoi sipas planit. Si pasojë, një segment i tribunës lindore u rrëzua në drejtimin e gabuar, duke shkaktuar dëmtime në objekt.

Pamjet e publikuara nga stadiumi tregojnë mbetje të shpërndara në tribunë pas shembjes, ndërsa futbollistët e Suedisë vijuan normalisht stërvitjen në fushë, pavarësisht incidentit.

Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nuk pati persona të lënduar.

Suedia do të përballet me Francën më 30 qershor, në një takim që do të nisë në orën 23:00. Përfaqësuesja franceze, e drejtuar nga Didier Deshamp, konsiderohet favorite për kualifikimin në fazën çerekfinale, ndërsa Suedia synon të shkaktojë surprizën.

kombëtarja e suedisë ndeshja me francën raundi i 1/16

Lini një Përgjigje