Sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias, ka kritikuar publikisht FIFA-n dhe presidentin Xhani Infantino për çmimet e larta të biletave të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.
33-vjeçari, i cili luan për Selta Vigo, reagoi në rrjetet sociale pasi u publikuan çmimet e biletave për ndeshjen që do të zhvillohet në Nju Jork. Ai ndau një foto të stadiumit me tarifat për sektorët e ndryshëm dhe e shoqëroi me një koment të shkurtër, por të drejtpërdrejtë:
“Një turp.”

Reagimi i Iglesias i bashkohet valës së kritikave nga tifozët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë për koston e lartë të biletave të finales. Sipas tyre, çmimet e vendosura nga FIFA e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për tifozët e zakonshëm të jenë të pranishëm në stadium për ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në botë. Megjithatë, polemikat rreth çmimeve të biletave kanë rikthyer debatin mbi politikat e FIFA-s, duke ngritur pikëpyetje për balancën mes përfitimeve financiare dhe mundësisë që tifozët e zakonshëm të ndjekin nga afër spektaklin më të madh të futbollit.
Lini një Përgjigje