TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2026, 19:17

Uzuni dhe Mihaj “gjejnë Amerikën”, dy futbollistët shqiptarë fitojnë paga marramendëse në MLS

Shkruar nga Pamfleti
Uzuni dhe Mihaj “gjejnë Amerikën”, dy futbollistët
myrto uzuni

Myrto Uzuni dhe Enea Mihaj duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur me transferimin në Major League Soccer. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare po aktivizohen prej vitit të kaluar në kampionatin amerikan, i cili po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet dhe audiencë, ndërsa njëkohësisht po përfitojnë edhe paga të konsiderueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SHBA, Myrto Uzuni mbetet futbollisti shqiptar më i paguar në MLS. Sulmuesi i Austin FC për vitin 2026 përfiton një pagë bazë prej 1.6 milionë dollarësh, ndërsa të ardhurat e garantuara deri në fund të sezonit arrijnë në 2.3 milionë dollarë. Shifra mund të rritet më tej përmes bonuseve dhe objektivave sportive.

Krahasuar me sezonin e kaluar, Uzuni ka regjistruar një rritje të ndjeshme financiare. Në vitin 2025 ai përfitonte pak më shumë se 1.5 milionë dollarë pagë bazë, ndërsa të ardhurat totale të garantuara ishin rreth 2.22 milionë dollarë.

Rritje page ka përjetuar edhe mbrojtësi Enea Mihaj, i cili aktivizohet me Atlanta Junajtid. Për sezonin 2026, ai përfiton një pagë bazë prej 1.21 milionë dollarësh, ndërsa të ardhurat e garantuara arrijnë në 1.55 milionë dollarë. Një vit më parë, Mihaj kishte një pagë bazë prej 1.03 milionë dollarësh dhe 1.37 milionë dollarë të garantuara.

Ndërkohë, pjesë e MLS këtë sezon është bërë edhe talenti i ri shqiptar Adri Mehmeti. Mesfushori 17-vjeçar është promovuar në ekipin e parë të Nju Jork Red Bulls dhe tashmë figuron mes lojtarëve me kontratë profesionale në kampionat.

Sipas shifrave të publikuara, Mehmeti përfiton një pagë bazë prej mbi 113 mijë dollarësh në vit, ndërsa të ardhurat e garantuara deri në fund të sezonit shkojnë në rreth 159 mijë dollarë. Duke parë paraqitjet pozitive në javët e para të sezonit, pritshmëritë janë që vlera e kontratës së tij të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme.

 

myrto uzuni enea mihaj mls

Lini një Përgjigje