TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 12:07

Yamal "josh" Julián Álvarezin: Po të isha në vendin e tij, do të zgjidhja Barcelonën

Shkruar nga Pamfleti
Yamal "josh" Julián Álvarezin: Po të isha në
Yamal "josh" Julián Álvarezin

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur dëshirën që sulmuesi i Atlético Madridit, Julián Álvarez, t'i bashkohet skuadrës katalanase sezonin e ardhshëm. Deklarata e tij vjen në një moment kur spekulimet për të ardhmen e futbollistit argjentinas janë shtuar.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Atlético Madrid nuk e kanë pritur mirë interesimin e Barcelonës për Álvarezin, madje kanë akuzuar klubin katalanas për mungesë respekti në mënyrën se si po e menaxhon këtë çështje.

Nga ana tjetër, Álvarez ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Atlético, ndërsa Barcelona përmendet si një nga destinacionet e preferuara të tij, së bashku me Paris Saint-Germain, Arsenalin dhe Real Madridin.

Në një intervistë për Cadena SER, Yamal u shpreh se do ta mirëpriste me kënaqësi sulmuesin argjentinas në "Camp Nou".

“Nuk po e mendoj shumë, por do të më pëlqente, sepse ai është një lojtar i madh. Nëse vjen, do ta mirëpresim me krahë hapur… Nëse do të isha ai, do të vija. Do ta presim nëse dëshiron të vijë”, tha Yamal.

18-vjeçari ndodhet aktualisht me kombëtaren e Spanjës në Botërorin 2026, turneu i parë madhor në karrierën e tij. Ai tha se po përshtatet gradualisht me ritmin dhe kërkesat e futbollit ndërkombëtar.

“Po mësoj. Futbolli ndërkombëtar është ndryshe nga ai i klubeve. Po fitoj eksperiencë dhe po kuptoj rikthimin pas dëmtimit… Tani ndihem shumë mirë dhe mezi po pres ndeshjen e radhës”, u shpreh ai.

Spanja e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, ndërsa Yamal vlerësoi se skuadra ka ende potencial për të dhënë më shumë në vijim të turneut.

“Nuk kemi bërë ende një ndeshje vërtet të madhe. Kur të gjejmë ritmin tonë, do të jemi thuajse të pandalshëm”, shtoi ai.

Në fund të intervistës, Yamal përmendi edhe emrat që e kanë impresionuar më shumë në këtë Botëror, duke veçuar Lionel Messin, Vinícius Júnior, si dhe paraqitjet e kombëtareve të Marokut, Argjentinës dhe Japonisë.

Lini një Përgjigje