TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Mars 2026, 10:15

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga Rama 

Shkruar nga Pamfleti
12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga
Jamarbër Malltezi

Format e operimit me aferën me ish Klubin Partizani, tregon se Jamarbër Malltezi është pronar faktik i kompanisë Kontakt shpk, të cilën e ka përdorur si bankomat i skemave korruptive dhe për pastrimin e parave, vepra për të cilat SPAK e ka çuar në gjyq.

Biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi është pronar me 100 % të aksioneve dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Kontakt. Bektashi, (ortak me dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin), me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje nga pushteti i Edi Ramës për komplekse të mëdha ndërtimi. 

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

Kompania Kontakt me pronar në letra Fatmir Bektashin ka në pronësi me 50 % të aksioneve bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Ndërkaq, 50 % aksionet e tjera në kompaninë e ndërtimit Kontakt shpk & Magnet Imo shpk i ka kompania Magnet Imo shpk. Dhëndri zëhollë i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, me 40 shtëpi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar i vetëm i kompanisë Magnet Imo shpk.

 

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

Format e operimit me aferën me ish Klubin Partizani, tregon se Jamarbër Malltezi është pronar faktik i kompanisë Kontakt shpk, të cilën e ka përdorur si bankomat i skemave korruptive dhe për pastrimin e parave, vepra për të cilat SPAK e ka çuar në gjyq. Se si Malltezi i tërheq përfitimet nga kompanitë e Bektashit e ka treguar gjithashtu dosja e SPAK; Me kontrata të paregjistruara, për shërbime konsulence dhe kontribut patriotik.

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

Kompania Kontakt, e cila kamuflon interesat e Jamarbër Malltezit, ka marrë leje për kulla nga Edi Rama në zonën pranë Malit të Dajtit, në afërsi të Bulevardit të Ri, në Ali Dem, Farkë, Paskuqan dhe madje po përpiqet të marrë leje për kulla edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit, një zonë e mbrojtur. Sa herë Sali Berisha humbiste zgjedhjet parlamentare dhe lokale, Rama shtonte lejet për kulla për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, duke vënë në lëvizje KKRRT dhe më vonë AZHT.

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

Fillimisht me firmën e Edi Ramës, të Lulzim Bashës dhe më pas të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Betashi morën leje për pallate te ish-kompleksi Partizani në Tiranë, duke ngritur 19 kulla mbi pronën e tjetërsuar publik dhe pastruar miliona euro. Nga trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë, Malltezi u shndërruar në përfituesin më të madh i kullave me 35 deri në 50 %.

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

Në të njëjtën formë, Malltezi ka marrë nga Edi Rama leje për të ndërtuar kompleks pallatesh dhe vilash nëpër Tiranë si “Mangalem 21”, “Marga”, “Magnet”, “Kaimi”, “Kadiu”, “OXA”, SiRi” e “Nokia”, “Ballada”, “Aba” dhe “Aba 1”. Bashkë me projektin ‘Pyjet e Drilonit’, janë të paktën 12 komplekse pallatesh dhe vilash për të cilat dhëndri i Berishës ka marrë leje nga pushteti i Edi Ramës.

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

Përpos kompanisë Magnet Imo shpk, sekustruar nga SPAK si produkt i aktivitetit kriminal, dhëndri i Sali Berishës i përfiton interesat në ndërtim edhe përmes disa kompanive të tjera, përfshirë Homeplan shpk dhe Magnet Gym and Fit shpk. Si për ironi, dhëndri i Sali Berishës, përmes Kontakt shpk, ka marrë leje ndërtimi nga Edi Rama edhe gjatë kohës kur GJKKO e kishte izoluar në arrest shtëpiak me kërkesë të SPAK-ut./ Prapaskena

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga12 komplekset e dhëndrit të Berishës me lejet e firmosura nga

jamarber malltezi grabit tokat dhendri i sali berishes rama firmos lejet per malltezin

5 Komente

  1. J
    Jeta

    Artiku i nevojshëm per te gjithe ata trushrët qe ende kane dilema. Ata le ta kuptojne se Ramuti e Salehu jane bashk kunder popullit.

    1. K
      K

      Ku jane keta kodoshat e ndryshimit te madh mes Saleh banditit dhe Edi engjellit?? E gjithe politika shqiptare e Shqiperise eshte e ngritur mbi parimin mafioz; Njera dore lan tjetren dhe te dyja bashke, fytyren!

      1. O
        Olsi

        Hajdute te frikshem si te majte e te djathte keta jane karta te djegura te dyja palet ne 35 vite vetem vjedhur e shkaterruar kete vend .

        1. E
          Elza

          Arbër Malltezi. Eka të vjedh gjithë titullin. E ndërtimit. Te ish gjoja gjallë te Jordan Misja ja vodhi pronarëve. Në emër gjoja pronë e betejave. Hajdut. Me ndihmën e E vorpsit kryetarit. Sh.pronave. Ndertunë gradaçela. Vjedh 7;5 dy dhe5dy

          1. I
            Irena

            Hajdut i pronarëve në burg t'shkoj

            Lini një Përgjigje