Vendimi i qeverisë legalizon përdorimin privat të plazheve në bregdet, liqene dhe lumenj me tarifa simbolike...
Me mendësinë sikur është pronar i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, më 11 mars 2026 ka miratuar një vendim tjetër qeverie në favor të klientëve, familjarëve dhe personave që i ka pajisur me leje si “Investitorë Strategjikë” në pasuri shtetërore.
Përveç dhënies së tokave në bregdet, përjashtimit nga taksat lokale e qendrore dhe ndërtimit me fonde shteti të rrugëve, rrjeteve të furnizimit me ujë dhe energji elektrike të dedikuar për çdo resort dhe hotel, Edi Rama u ka dhënë edhe plazhet publike, pothuajse falas, me qira 33 lekë për m² në vit.

Por disa nga të shpallurit “Investitorë Strategjikë”, megjithëse kanë zaptuar plazhet publike dhe nuk i kanë pjesë kontraktuale të resorteve dhe hoteleve, kanë kërkuar t’i marrin ato me dokumente zyrtare, ndërsa ata që po ndërtojnë kërkojnë sipërfaqe plazhesh.
Krahas kërkesave të tyre, të gjithë të ashtuquajturit “Investitorë Strategjikë” në bregdet kishin të njëjtin problem: nuk kishin dokument për afatin e përdorimit të sipërfaqeve të plazheve.
Këto kërkesa ua ka plotësuar kryeministri Edi Rama nëpërmjet Vendimit nr. 153, datë 11 mars 2026, me objekt miratimin e modelit tip të marrëveshjes që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorit për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve si stacione plazhi.
Sipas këtij vendimi, në rastet kur në vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike nuk është përcaktuar afati kohor për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve si stacione plazhi, ky afat do të jetë 35 vite përdorim privat me çmim qiraje 33 lekë për m² në vit.
Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi më 13 mars 2026, duke u dhënë të drejtën të ashtuquajturve “Investitorë Strategjikë” që, pasi kanë zaptuar plazhet, tani të pajisen edhe me dokumente për shfrytëzimin e tyre për 35 vite.
Përveç plazheve në vijën bregdetare, kryeministri Edi Rama ka përfshirë në vendim edhe plazhet në brigjet e liqeneve dhe lumenjve ku privatët kanë ndërtuar ose do të ndërtojnë bujtina, hotele dhe kampingje, edhe këto me afat shfrytëzimi privat për 35 vite.
Para një muaji, kryeministri Edi Rama dhe më pas Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, deklaruan se duke filluar nga sezoni veror 2026 do të shtohen sipërfaqet e plazheve publike duke u hequr nga përdorimi privat.
Ndërsa tre ditë më parë u miratua vendimi që plazhet në bregdet, liqene dhe buzë lumenjve t’u jepen privatëve pothuajse falas.
Faktikisht këtë vendim e ka udhëruar Edi Rama, ndërsa formalisht në dokumente thuhet se është propozuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjoja pas kërkesave të investitorëve dhe dëgjesave me qytetarët./Pamfleti
...vazhdon Ramuti me realizimin e skenarit sllavorusogrek. Keto ide i merr si detyra nga padronet e tij, kjo qeëbesire kryekriminale qe ka zaptuar postin e kryeministrit te shtetit shqiptar.
Po deshe bem dhe mua investitor stradegjik,te kam shum xhan????????????????????
Te hetohete plazhe ne kohen berishe mete majko mejdani moisture bejka Nissan meksi
Do jemi nje vend qe ka dere e liqene por nuk ka plazhe Katastrofe I doli detit pronari si po shkojne gjerat ne Shqiperi vetem Ajri do mbetet Shteteror
E kane transformu shqiperine si prone private keta politikanet. Paketa e maleve hoqi te drejten zakonore dhe jua dha investitoreve strategjik, tani po u jep detin, lumenjt dhe liqenet . Po ne populli i thjeshte ku karin te vemi?
Kur te zen me budallain ske ca ban , na ka zen halli , dhe halli nuk nderrohet .....