TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë29 Gusht 2025, 11:16

8 vite pasi bëri “rrush e kumbulla” miliona Euro me landfillet, sajon aferë tjetër për mbetjet

Shkruar nga Pamfleti

8 vite pasi bëri “rrush e kumbulla” miliona Euro me landfillet,

Gjashtë pyetje Edit, për skemën e re të mbetjeve...

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë shumë prova gjatë 12 viteve në pushtet, që dëshmojnë se kur i plasin skandale me vjedhje fondesh në investime të mëdha publike duke i kryer ato gjysmake, sajon projekte e struktura të tjera, për t’i justifikuar.

Këtë skemë, Edi Rama e bëri me qendrat e depozitimit kapsulimit dhe djegies së mbetjeve urbane me incineratorë për prodhim energjie në Tiranë, Elbasan e Fier, me financim total 430 milionë Euro nga taksat e shqiptarëve .

Ky projekt menaxhimi mbetjesh, i nisur me mashtrim qeveritar për gjoja “emergjencë mjedisore”, rezultoi aferë mes kryeministrit Edi Rama dhe dyshes së famshme Klodian Zoto e Mirel Mërtiri me bazë në kanalet offshore, për të vjedhur miliona Euro nën maskën e përpunimit të mbetjeve, fakt i vërtetuar nga drejtësia.

Kur sajoi landfillet me incineratorë, kryeministri Edi Rama, tha se është projekt më standarde si në vendet e zhvilluara të BE, dhe kërkesë e Këshillit të Europës për çeljen e negociatave; gjë që doli mashtrim, mbasi BE e mohoi dhe kundërshtoi impiantet që çlirojnë helme në mjedis.

Më 28 gusht 2025, tetë vite pasi bëri “rrush e kumbulla” miliona Euro me incineratorët, por që në Tiranë nuk është ndërtuar dhe në Fier e Elbasan nuk punojnë, kryeministri Edi Rama publikoi një projekt të ri për menaxhim-përpunimin e mbetjeve.

Ai tha, se do të miratohet një paketë e re ligjore, për menaxhimin e integruar të mbetjeve, me një operator kombëtar dhe një agjenci qendrore, që do të marrë përsipër procesin e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit, duke ua hequr administrimin bashkive.

Ashtu si për landfillet, edhe për këtë skemë afere të re që ka sajuar për mbetjet, kryeministri tha se, është në zbatim të rekomandimeve të BE dhe integrimit, sipas Kapitulli Nr. 27 të negociatave.

Kur sajoji dhe financoi landfillet me 430 milionë Euro, që janë zhdukur bashkë me grupin Zoto-Mërtiri, Babloku deklaroi, se u zgjidh përfundimisht çështja e mbetjeve sipas direktivave të BE, dërsa tani që shpalli skemën tjetër, tha se çështja e mbetjeve është më e vështira, më e gjata si kohë dhe më e kushtueshmja financiarisht, ngaqë këtij sektori nuk i kemi dhënë përparësi.

Gjashtë pyetje Edit, për skemën e re të mbetjeve:

- Përse në vitin 2017, u sajuan landfillet e incineratorët, me financim 430 milionë Euro, vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier?

- A po sajoni përsëri, një skemë tjetër vjedhjesh miliona Euro, si me landfillet e incineratorët?

- Pse në Tiranë nuk ndahen mbetjet në burim, kur qeveria për këtë proces, paguan si koncesion në ortakëri për 84 vite, kompaninë italiane “ECO Tirana” të grupit “Ndraghet’a”?

- Përse mbetjet nuk ndahen në burim, as në Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Pogradec e Sarandë, kur qeveria, në fondin vjetor të grumbullimit të mbetjeve urbane, u ka shtur 30% vlerë për procesin e ndarjes së tyre në burim?

- Gjersa grubullimi i mbetjeve, do t’u hiqet bashkive dhe ju deklaruat se do procesi do kryhet me kompani private; cilat janë këto kompani, për sa vite do ta marrin koncesionin e mbetjeve dhe sa do kushtojë?

- Ku kanë përfunduar 135 milionë Euro, që qeveria ka financuar për përpunimin e mbetjeve të ujërave të zeza e të bardha, të shpenzuara me tenderë nga Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime-Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) gjatë 10 viteve të fundit?/Pamfleti

afera për mbetjet

Lini një Përgjigje