
Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama bashkëpunojnë për të shpëtuar vetveten dhe pasuritë e tyre, duke goditur SPAK-un dhe gjyqësorin shqiptar...
Në janar 2023, SPAK krijoi seksionin e posaçëm për hetimin e korrupsionit dhe gjurmimin e pasurive të politikanëve dhe qeveritarëve. Një hap i shenjtë i ligjit që ndezi panik në tre “sunduesit” e politikës shqiptare: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.
Berisha dhe Meta reaguan pas nisjes së hetimeve për korrupsion, pastrim parash dhe pasuri të paligjshme, duke u përfunduar njeri në arrest shtëpie e tjetri në burg. Rama, i ekspozuar dhe i skeduar për fshehje pasurie, iu vërsul SPAK-ut, duke ditur se do të ishte subjekt i një fati të ngjashëm penal si dy parardhësit e tij.
Megjithëse duket se sulmet janë të ndara, realiteti tregon bashkëpunim të heshtur: tre dekada pushtet, tre “gërdalla” që kontrollojnë parlamentin, qeverinë, drejtësinë, policinë, ushtrinë, buxhetin, portet, koncesionet, oligarkët dhe strukturat mafioze. Një aleancë që punon për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e tyre me çdo mjet.
Arresti shtëpiak i Berishës dhe burgosja e Metës është paralajmërim i qartë për Ramën. Paniku i tij u bë i dukshëm më 12 shkurt 2025, kur kërcënoi kreun e SPAK, Altin Duman, duke i thënë të mos guxojë të kërkojë telefonin, një sinjal frike të thellë nga drejtësia.
Aleanca e tre “gërdallave” u shfaq edhe me komisionin parlamentar “Xhafaj”, një instrument presioni mbi SPAK-un, me synimin për ta shkrirë ose për ta detyruar nënshtrimin e institucionit. Frika e Ramës ka arritur deri në sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të zakonshëm: dy gjyqtarë në Tiranë dhe një prokurore në Shkodër brenda një muaji janë shënjestrat e tij.
Ndërsa Berisha dhe Meta sulmojnë SPAK-un publikisht, Rama paralajmëron veprimet e komisionit anti-SPAK dhe goditjet ndaj gjyqësorit të zakonshëm. Një kombinim paniku, arrogancë dhe frike që tregon se pushteti politik në Shqipëri është shndërruar në mafie të hapur, ku drejtësia dhe qytetarët janë viktimat e radhës.
Në këtë lojë të errët të pushtetit, tre “gërdallat” politike përpiqen të shpëtojnë vetveten dhe pasuritë e tyre, ndërsa SPAK-u qëndron i vetmuar, përballë një makinerie që ka kontrolluar Shqipërinë për tre dekada. Një betejë mes ligjit dhe arrogancës, ku çdo hap i drejtësisë është kërcënim për mbretërinë e së keqes së organizuar./Pamfleti
Lini një Përgjigje