Mbase Yuri Kim ka në plan mos njohjen e procesit zgjedhor, për të rrëzuar 4 Klanet Mafioze!
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, pasi ngriti zërin kundër krimit, fërkoi sytë se, sa “bukur” po shiten dhe blihen votat.
Ajo ka parë një parti që vjedh vota dhe një drejtësi që nuk vepron. E nëse themi vetëm kaq, nuk përcjellim fare lajm. Misioni ynë është të themi, aq sa s’mund të mos e themi.
Nëse të “mençurit” kanë 32 vjet që tallen me shtresat e varfra dhe të vjedhura, me të “mençurit” tallen të huajt. Puna, ti rreh mbi njërin e dikush tjetër mbi ty, është një proces i gjatë konservimi, ku prodhohen vetëm fjalë e premtime të bukura, në kapërcim të kapërcyellit të theqafjes së diplomatit amerikan të radhës.
Diplomatja në ikje, sikur i ringjalli shpresat, se asnjëri nuk është mbi ligjin dhe secili do arrestohet.
Kjo bubullimë përsëritet sa herë njëri vjen e tjetri shkon.
Ata që e njohin këtë melodi, fshatarët e vjedhur, vunë duart mbi koka duke e injoruar; mjaft, na çave veshët! Të tjerëve, hajdutëve u ngjan si vjershë. Ky recitim i gjeti në punët e veta, duke grumbulluar vota për të qenë të paprekshëm nga ligji. Një moment ndaluan fjalimet, vunë duart mbi çantat e parave ku bëjnë tregti votash publikisht, e thanë, ik zhduku “kineze” e pa ngopur, na çave b*thën...
Po, ambasadorja pas ca ditësh largohet.
Ku shkon ajo, e ku hajdutët?! Ajo, në optikën e zhvillimeve mund të vejë ose në pension, ose në hetim për çështjen Rama- McGonigal, ose edhe më keq për ne; e paguar nga taksat tona si këshilltare e Bablokut.
Terminologjia e njëjtë, si ditën ardhjes, si në atë të largimit, nuk ka mbi ligjin, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash, edhe nëse në rreshta lexohet, “mos e rruani për ligjin”, në substancë ka tjetër gjë, pse jo përgatitjen e terrenit për mos njohjen e procesit zgjedhor.
Se ju duhet ta dini, edhe ligji edhe anti-ligji janë proces.
Nëse do kishim ligj, s’do kishim anti-ligj, s’do kishim as Sali Berishë e Ilir Metë, as Edi Ramë e Erion Veliaj.
Këta specie, me cilësitë më grabitqare të bufit të shqiponjës së faraonëve, u kanë humbur farën resurseve ekonomike dhe shpresave se zëri i ambasadores dëgjohet nga milionerët e SPAK-ut. Edhe nëse dëgjohet, ata janë ata, gjumashët me një sy hapur e një mbyllur. Për ndonjë fukara që nuk paguan në kohë 30 dollarë debit të energjisë elektrike, e mbajnë çelur, që fukaraja të mos jetë mbi ligjin.
Sa kohë përfaqësimi nuk është motor lëvizës, sa kohë milionerët pa rroga synojnë bashkitë për të vazhduar procesin e pasurimit, duhet të mos e merrni me yrysh, por të bëheni gati edhe për burg, se kushedi, mbase Yuri Kim ka plan mos njohjen e procesit zgjedhor, për të rrëzuar 4 Klanet Mafioze!/Pamfleti
Lini një Përgjigje