Në këtë seri, Pamfleti synon të tregojë se si projektet e mëdha nuk janë vetëm çështje investimesh apo teknologjie, por instrumente politike që ndërtojnë forma të reja kontrolli dhe qeverisjeje.
"Black Docks” është seria e re dokumentare e Pamfletit, e ndërtuar si një hetim i thelluar mbi mënyrën se si merren vendimet reale të pushtetit dhe si këto vendime ndryshojnë jetën e qytetarëve pa debat, pa transparencë dhe shpesh pa llogaridhënie.
Kjo seri nuk ndjek kronikën e ditës dhe as deklaratat zyrtare. Ajo ndjek dokumentet, marrëveshjet, vendimet administrative dhe konfliktet e brendshme që zakonisht mbeten jashtë vëmendjes publike. “Black Docks” fokusohet aty ku pushteti vepron pa zhurmë, por me pasoja afatgjata.
Dokumentari i parë i serisë trajton projektin “Smart City” në Shqipëri. Një projekt i prezantuar si hap drejt sigurisë dhe modernizimit, por që ka avancuar përmes procedurave të përshpejtuara, kostove të dyfishuara dhe mungesës së një debati të hapur mbi ndikimin që ka në privatësi, liri civile dhe mënyrën e kontrollit shtetëror.
“Black Docks” nuk është kundër teknologjisë. Është kundër mungesës së transparencës. Nuk kundërshton inovacionin, por analizon mënyrën se si ai përdoret kur institucionet janë të dobëta dhe pushteti është i përqendruar.
Në këtë seri, Pamfleti synon të tregojë se si projektet e mëdha nuk janë vetëm çështje investimesh apo teknologjie, por instrumente politike që ndërtojnë forma të reja kontrolli dhe qeverisjeje. Pyetja nuk është çfarë premtojnë këto projekte, por çfarë prodhojnë realisht.
“Black Docks” është një përpjekje për të dokumentuar atë që zakonisht mbetet në hije. Jo për të frikësuar, por për të informuar. Jo për të spekuluar, por për të ndërtuar një pasqyrë të verifikuar mbi mënyrën se si pushteti funksionon sot në Shqipëri.
Ky është fillimi i një serie që nuk kërkon të bindë, por të tregojë. Dhe t’i lërë publikut të drejtën për të nxjerrë përfundimet e veta. /Pamfleti
Kjo eshte afera rradhes e qeverise. Aty ku shikoni reklame promocion fshihet vjedhja me e madhe e kohes. Do bejne gabimin e jetes ata qe do firmosin kete afere 160 milion euro. Nuk di si mund ti besohet me kryehajdutit, qe ndertoi ceten me te frikshme te hajduteve shqiptare. Mjaft vodhet se keni bere kerdine. Shkoni tani ku keni vend dhe lereni kete popull te marri fryme.
Ky pallosh nuk duhet lene as nje ore re menaxhoj buxhetin e taksave tona. Eshte rrezik kombetar, i degraduar demaskuar si nje nga hajdutet me te medhenj ne histori e e ketij kombi. Ndertoi nje shtet mizerje mafioz te kalbur pervers. Eshte e turpshme dhe qe vazhdon dhe diskiton akoma per investime. Vetem ne Shqiperi mund te ndodh.
Nje psikopat qe po shkaterron nje popull te tere. Eshte vetem per qellim vjedhjeje dhe narcizizmi.
PO SI NDALET KY DJALL
Mos kini merak, se se pari: nuk ka te dhena sensitive qe mund te keqperdoren, pasi sot ne shqiperi max max nja 0.003 % e perdoruesve te IoT perdorin web dhe app per transaksione te cfaredo lloji qofshin ato, dhe keto transaksione mbrohen prej standarteve teknike nderkombetare ne mbrojtjen e GDPR. Se dyti, e-albania qe teorikisht po edhe praktikisht eshte "hambari" i vertete i te dhenave sensitive apo jo te shtetasve shqiptare, ka deshtuar ne te kaluaren ne paprekshmerine e ketyre te dhenave nga "sytë kurioz". Se treti, bizneset ne shqiperi dhe popullsia shqiptare nuk gjenerojne ekonomi dhe perfitime te konsiderueshme nga IoT, dhe rrjedhimisht nuk ia leverdis kerkujt te investoje per nje "Data breach" te mundshme. Sot, me mbi 100 standarte shume te larta ne CyberSecurity, hackerimi eshte mundim jo i vogel nga ana teknike......dhe per shqiperine nuk ia vlen. Se katerti, dhe besoj synimi i vertete i gjith ketij impenjimi i shtetit te krimbur shqiptar, nuk eshte realizimi dhe vendosja e nje "guri kilometrik" ne QoL shqiptare, por eshte thjesht e shume thjesht gjenerimi i studimeve te medha per te cilat ofrohet lek i pafund nga evropa e kalbezyer, lek qe perfundon si gjithmone, ne drejtim te paditur :) Nuk investohet per standartin Industry4.0 per te monitoruar "zogun e zi" apo "rrethrrotullimin shqiponja" ahahahah
Flm vlla, ndihemi më të sigurt tani. Ngelet shpërdorimi i fondeve gjithsesi.
Hahahah.Sa i kenaqur jam qe i ra maska E.Rames. E kam njof por ky ka nje problem qe se mban dot burgun!
Pas Belinda Ballukut , SPAK dhe GJKKO me siguri do regjistrojë proçedim penal për z. Edi Rama Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, si kreu i një organizate të strukturuar kriminale, për lidhje me botën e krimit dhe korrupsionin.
shume mire
Kopjim testi I kohes kur u ngriten dy satellite qe tani nuk dihet ku jane. Eh mjer ne!?