TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Shtator 2024, 11:19

Dokumente/ Si ia shiti Fatos Nano “Kurum”-it, 14 mijë m2 te Metalurgjiku me 32 lekë/m2; Majko i dha licencën 5 vite pa taksa

Shkruar nga Pamfleti

Dokumente/ Si ia shiti Fatos Nano “Kurum”-it, 14 mijë m2 te

Në pazar me krerët e qeverisë, “Kurum” zaptoi dhe 48 mijë m2 objekte e sipërfaqe të tjera brenda ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit; si magazina, sheshin e prodhimit, të skrapit, të mbetjeve dhe parkun e trajlerave, për të cilat prej 21 vitesh nuk paguan asnjë qindarkë qira në shtet, i lejuar nga Sali Berisha për 8 vitesh e nga Edi Rama prej mëse 11 vite…

Me dirigjimin e Bablokut, për të fshehur të vërtetën dhe për të devijuar përgjegjësinë për trafikun e mbetjeve toksike, disa ministra e deputetë të PS, kanë filluar të sulmojnë kompaninë turke “Kurum”, duke thënë se po abuzon prej 26 vitesh e po i bëjnë thirrje SPAK-ut, të hetojë bilancet dhe si e ka marrë monopolin e prodhimit të hekurit në ish-Kombinatin Metalurgjik Elbasan.

Për t’u hequr kureshtjen e për të thënë të vërtetën, “Pamfleti” po publikon disa dokumente zyrtare, që faktojnë se kompanisë turke “Kurum”, licencën, sheshet e grumbullimit të skrapit, uzinat e prodhimit të çelikut dhe magazinat, ia ka dhënë qeveria e PS në muajin nëntor 1998.

Lejen e aktivitetit, kompania “Kurum” e ka marrë në muajin nëntor 1998 nga Pandeli Majko, qefli i skrapit dhe i hekurit me Mihal Delijorgjin; vetëm dy muaj pasi u emërua kryeministër.

Majko bëri përcaktimin anti-ligjor e favorizues për “Kurum”-in, që për 5 vite do bënte gjoja në fazë eksperimentimi të ecurisë së prodhimit dhe u përjashtua nga të gjithë detyrimet tatimore e taksat deri në dhjetor 2003.

Ndërsa me Autorizim Nr. 3426, datë 10 korrik 2003 dhe me Autorizim Nr. 2729, datë 28 korrik 2003 e urdhër të ish-kryeministrit Fatos Nano, Agjencia Kombëtare e Privatizimit, i shiti kompanisë “Kurum”, ndërmarrjen e Prodhimit të Çeliqeve në Elbasan, me sipërfaqe totale 14 mijë e 59 m2 uzina e truall, të quajtur “Objekti Nr. 50” në ish-Kombinatin Metalurgjik.

Dokumente/ Si ia shiti Fatos Nano “Kurum”-it, 14 mijë m2 te

Vlera totale e shitjes, ishte 298 milionë lekë të vjetra, konkretisht me këto përcaktime: 14 mijë e 59 m2 mijë m2 truall, iu shit 45 milionë lekë të vjetra, ose me 320 lekë të vjetra për metër katror.

Ndërsa uzina e prodhimit të çeliqeve, me sipërfaqe objekti 6146 m2 me gjithë pajisje, iu shit për 253 milionë lekë të vjetra, ose 41 mijë e 200 lekë të vjetra për metër katror, shitur pa ankand  dhe në vlerën e ofertës që paracaktuan vetë pronarët e “Kurum”.

Katër muaj pasi ishte mbyllur pazari i shitjes, konkretisht më 7 nëntor 2003, qeveria shqiptare firmosi formalisht kontratën e shit-blerjes me kompaninë “Kurum”, duke i hapur rrugë regjistrimit të kësaj pasurie në hipotekë.

Hipoteka e Elbasanit, fillimisht refuzoi ta regjistronte, mbasi çmimi i shitjes ishte shumë më i ulët se katalogu i çmimeve të pasurive shtetërore në Zonën Kadastrale 3965 dhe u mbajt 5 muaj pezull; por me urdhër nga qeveria, më 2 mars 2004, u regjistrua në pronësi të “Kurum”-it.

Dokumente/ Si ia shiti Fatos Nano “Kurum”-it, 14 mijë m2 te

Në pazar me krerët e qeverisë, “Kurum” zaptoi dhe 48 mijë m2 objekte e sipërfaqe të tjera brenda ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit; si magazina, sheshin e prodhimit, të skrapit, të mbetjeve dhe parkun trajlerave, për të cilat prej 21 vitesh nuk paguan asnjë qindarkë qira në shtet, lejuar nga Sali Berisha për 8 vite dhe nga Edi Rama prej mëse 11 vitesh./Pamfleti

 

Dokumente/ Si ia shiti Fatos Nano “Kurum”-it, 14 mijë m2 te

 

dokumente fatos nano kurum metalurgjiku 5 vite pa taksa

Lini një Përgjigje