TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Prill 2026, 11:42

Dyfytyrësia e Edi Ramës me perëndimin

Shkruar nga Pamfleti
Dyfytyrësia e Edi Ramës me perëndimin
Rama dhe ministri i Jashtë rus Lavrov /

Ministria e Jashtme pranon se marrëdhëniet diplomatike me Rusinë janë ruajtur, ndërsa dokumente zyrtare tregojnë se disa marrëveshje dypalëshe vijojnë të japin efekt juridik në Shqipëri...

Edi Rama flet në Perëndim si kundërshtari më i zëshëm i Kremlinit, por shteti që drejton nuk i ka mbyllur plotësisht urat juridike me Rusinë. Marrëdhëniet diplomatike mbeten në këmbë, ndërsa marrëveshje konkrete, nga dokumentet zyrtare te tatimi i dyfishtë, vazhdojnë të prodhojnë pasoja ligjore.

Po rikujtojmë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, gjatë intervistës në revistën franceze “Le Point”; se Qeveria Shqiptare nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë e Federatës Ruse, por faktikisht ka lidhje zyrtare që nuk janë shkëputur.

Gjatë viteve 1993-2012, Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Federatës Ruse, nëpërmjet takimeve në Tiranë e Moskë, kanë nënshkruar 33 marrëveshje bashkëpunimi, të cilat janë akoma në fuqi.

Marrëveshjet Shqipëri-Rusi, që Edi Rama refuzon t’i shfyqizojë:

1. Marrëveshje për udhëtimet e ndërsjella të shtetasve, firmosur më 7 prill 1993.

2. Marrëveshje bashkëpunimi në shërbimet postare e elektronike, firmosur më 7 prill 1995.

3. Marrëveshje për tregtinë e zhvillimin tekniko-shkencor, firmosur më 11 prill 1995.

4. Marrëveshja për fluturimet ajrore, firmosur më 23 qershor 1993.

5. Marrëveshje për transportin ndërkombëtar automobilistik, firmosur më 23 qershor 1993.

6. Marrëveshje bashkëpunimi kulturor e shkencor, firmosur më 11 prill 1995.

7. Marrëveshje për bashkëpunimi në fushën e turizmit, firmosur më 28 nëntor 1995.

8. Marrëveshje për investimet e ndërsjellta t të kapitaleve, firmosur më 11 prill 1995.

9. Marrëveshje e heqjes së tatimit të dyfishtë për të ardhurat e pronat, firmosur më 11 prill 1995.

10. Konventa Ndër Konsullore ndërmjet Shqipërisë e Rusisë, firmosur më 11 prill 1995.

11. Marrëveshje për transportin detar, firmosur më 19 shtator 1996.

12. Marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve shkollore, firmosur më 8 qershor 2000.

13. Marrëveshje për borxhin e Shqipërisë kundrejt Rusisëe, firmosur më 26 janar 2001.

14. Marrëveshje për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj Rusisë, mbi balancat e llogarive të “Vneshekonom-Bank” tek Banka e Shtetit Shqiptar, firmosur më 31 mars 2011.

15. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, firmosur më 27 maj 1993.

16. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës, firmosur më 15 nëntor 1993.

17. Marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë e Rusisë, më 13 shkurt 1995.

18. Marrëveshje bashkëpunimi për arkivat, firmosur më 16 shkurt 1996.

19. Marrëveshje e rinovuar, për bashkëpunim në fushën e arkivave, firmosur më 23 shtator 2000.

20. Marrëveshje për kundër të ardhurave kriminale, firmosur më 3 dhjetor 2009.

21. Marrëveshje midis Film-Arkivit Shqiptar dhe Kino-Vidios Ruse, firmosur më 6 dhjetor 2010.

22. Marrëveshje përzvullimin e Ditëve të Kulturës në Shqipëri e Rusi, firmosur më 2 mars 2011.

23. Marrëveshje për luftën e përbashkët kundër trafikut të drogës, firmosur më 27 korrik 2011.

24. Marrëveshje mes Ministrise së Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve te Shqipërisë dhe Ministrise se Kulturës Ruse gjatë viteve 2013-2015, firmosur më 1 tetor 2012.

25. Marrëveshje ndërqeveritare, për bashkëpunimin ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Rusisë, fimrmosur më 25 gusht 1995.

26. Marrëveshje Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Ruse, firmosur më 28 nëntor 1995.

27. Marrëveshje mes Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe të Rusisë, më 11 tetor 2006.

28. Marrëveshje ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërise dhe Dhomës së Kontrollit të Federatës Ruse, firmosur më 16 nëntor 2006.

29. Marrëveshje mes Akademisë Diplomatike të Shqipërisë dhe Akademisë Diplomatike të Rusisë, firmosur më 14 tetor 2008.

30. Marrveshje në fushen e Standartizimit mes Shqipërisë e Rusise, firmosur më 3 mars 2009.

31. Marrëveshje mes Dhomave të Tregtisë së Tiranës e Moskës, më 22 qershor 2011.

32. Marreveshje midis Ministrisë Shqiptare të Arsimit e Universitetit të Tiranës, me Ministrinë Ruse të Arsimit e Universitetit Shtetëor “Lomonosov” të Moskës, firmosur më 12 dhjetor 2012.

33. Traktati i fimosur më 8 dhjetor 2004 nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami dhe Ministri i Jashëm i Rusisë, Sergey Lavrov, për bashkëpunim ekonomike e ushtarak pa kushte.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e pranon vetë se niveli i bashkëpunimit dypalësh me Federatën Ruse është shumë i ulët, por shton qartë se marrëdhëniet diplomatike janë ruajtur. Kjo do të thotë se raporti zyrtar Shqipëri-Rusi nuk është mbyllur.

Pra, ndërsa Rama flet politikisht si anti-Rus, shteti që ai drejton mban ende në këmbë një kanal formal marrëdhëniesh me Moskën. Dhe kjo nuk është çështje interpretimi. Kjo është gjuhë zyrtare e ministrisë së tij.

Kontradikta bëhet edhe më e rëndë kur sheh se disa marrëveshje vazhdojnë të japin efekt juridik. Vetë ministria shqiptare sqaron se dokumentet ruse, në raste të caktuara, pranohen në Shqipëri pa legalizim ose apostilë mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe. Kjo do të thotë se këto marrëveshje nuk janë thjesht relike arkivore, por akte që vazhdojnë të veprojnë.

Edhe Tatimet japin një provë të dytë, po aq të fortë. Në listën zyrtare të marrëveshjeve ndërkombëtare, Rusia figuron si shtet me të cilin Shqipëria ka ende në fuqi marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë, me efekt nga 1 janari 1998. Kjo do të thotë se edhe në fushën fiskale lidhja juridike nuk është këputur.

Këtu rrëzohet propaganda. Rama kërkon të shfaqet si njeriu që i ka mbyllur derën Rusisë në çdo drejtim. Por dokumentet e shtetit të tij tregojnë se dera nuk është mbyllur plotësisht. Ajo mund të jetë ngushtuar, por nuk është vulosur.

Po, Shqipëria ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe është rreshtuar me sanksionet e Bashkimit Europian. Këtë e thotë po vetë Ministria e Jashtme. Por njëkohësisht, po ajo ministri pranon se marrëdhëniet diplomatike ruhen dhe se disa marrëveshje vazhdojnë të prodhojnë efekte. Pra, mes fjalës politike dhe realitetit juridik ka një hendek që Rama nuk e mbulon dot me retorikë.

Edhe Bashkimi Europian e ka vënë vijën e kuqe. Në dokumentet e screening-ut, BE kërkon që Shqipëria, deri në anëtarësim, t’i sjellë marrëveshjet ndërkombëtare në përputhje me acquis dhe të përfundojë ato që bien ndesh me të. Kjo është kërkesë juridike, jo dekor politik.

Prandaj pyetja për Ramën është e thjeshtë dhe e prerë. Nëse e trajton Rusinë si kërcënim strategjik dhe agresor, pse lë ende në këmbë mekanizma juridikë që mbajnë gjallë lidhjen me të?

Rama mund të flasë sa të dojë në Paris, Bruksel apo Uashington. Por në Tiranë, dokumentet e shtetit të tij flasin ndryshe./Pamfleti

 

edi rama dyfytyrësia politike perëndimi rusia

1 Komente

  1. T
    Tony

    Cfare dreqin na lidh ne me Ruset, Serbet e Sllavet e tjere? Ne jemi sa nje kokerr lajthie e nuk na duhen te gjithe qe mbajme ekonomi gjigande. Shkon ne plazhe, ndez televizorin e dalin stacione sllave berzhe berzhe e nuk kap RTSH. eh, cthem dhe une, tere ajka e popullit ka ikur e mbeten ata qe mbeten. Kete e kam vertetuar ne Britani, qe para 30 vitesh, ku gjetem nje popull kokerr injorant te pashkolluar, sepse ajka e popullit per me se dy shekuj iku e vazhdon te ike e bene Australia, Canada, USA, etj. Vete shtypi i tyre ka permendur qe keta te Lindjes qenkan shume te zote e te shkolluar. Tani eshte nje uri e tejskajshme per tu shkolluar sa eshte e veshtire te gjesh Universitet te te pranoje kur dikur iishte shume e lehte. Kur komentoj duket sikur kercej nga dega ne dega si trumcaku, por e bej kete qe te kuptoni universialitetin e jetes o te paudhe.

    Lini një Përgjigje