TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Mars 2026, 11:16

Babai i Ervis Martinajt bën denoncimin e fortë: Djali im është ekzekutuar në Durrës, por SPAK nuk do ta hetojë

Shkruar nga Pamfleti

Ervis Martinaj u zhduk prej 9 Gushtit të vitit 2022 dhe prej asaj kohë autoritetet nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me të.

Babai i Ervis Martinajt bën denoncimin e fortë: Djali im
Mustafa Martinaj

Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit, Ervis Martinaj.

Seanca ka dështuar për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

Në dalje të seancës, Mustafa Martinaj i pyetur se çfarë ka ndodhur me djalin e tij, tha se “fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë."

"Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”, tha Mustafa Martinaj.

I pyetur nga mediat nëse është i interesuar tek Prokuroria e këtij qyteti se çfarë po bën me hetimet, ai tha “nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”.

Seanca e radhës u shty pas dy javësh, teksa po vijon gjykimin mbi kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive.

Të pranishëm ishin edhe dy shtetas të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. 

Ervis Martinaj u zhduk prej 9 Gushtit të vitit 2022 dhe prej asaj kohë autoritetet nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me të.

Pasuritë e Ervis Martinajt, GJKKO lë në fuqi sekuestron

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e familjarëve dhe mbrojtësve ligjorë të të zhdukurit Ervis Martinaj, të cilët kërkonin heqjen e sekuestros dhe lirimin e pasurive të tyre. Avokatët pretenduan se kërkesa ishte dërguar në gjykatë prej rreth dy vitesh, duke tejkaluar afatin ligjor prej një viti për shqyrtim.

Mësohet se pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros, duke e cilësuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Ndër të tjera, gjyqtari Bani sqaroi se Prokuroria ka kompetencë të hetojë deri në dy vjet nga vendosja e sekuestros dhe se afati i kësaj mase është zgjatur ligjërisht dy herë, duke mbetur në fuqi deri në dhjetor të vitit 2025.

Sipas Gjykatës, masa e sigurisë hiqet vetëm nëse prokuroria dështon të kërkojë konfiskimin pas përfundimit të afateve të shtyra. Duke qenë se kërkesa për konfiskim është depozituar brenda afateve ligjore, Gjykata vlerësoi se nuk jemi në kushtet e shuarjes së masës për 34 pasuritë e sekuestruara që prej vitit 2023.

Procesi pritet të vijojë me seancën e radhës, ku me kërkesë të SPAK-ut do të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash që zotërojnë pronat e lidhura me Ervis Martinajn.

mustafa martinaj ervis martinaj

1 Komente

  1. H
    Hassan Hyseni

    …spak nuk do Te hetoje thote me deeper I jati . Kjo verteton se politika ne bashkepunu me bandat kriminale Kane be retiming , shdukjen e provave , zhdukjen e trip it , zhdukjen e deshmitareve dhe ratio eshte sikur nuk ka ndodhi asgje , hetuesit dhe prokuroret me Te famshem Te botes po Te vine , do thone nuk ka asnje gjurme Te hetojet ky krim . Zhdukjen e turner eshte be nga professions te squat Te kriminalistikes .

    Lini një Përgjigje