TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Nëntor 2023, 11:25

Edhe Edi Ramës i erdhi ora të ndahet nga pushteti

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Edhe Edi Ramës i erdhi ora të ndahet nga pushteti
Edi Rama dhe Sali Berisha /

 Çdo minutë që kalon, Sali Berishës po i afrohen prangat...

Në sfondin snob të ngjarjeve të bardha, shfaqet një hije e zezë, simbol i privilegjit komod të Bablokut, për të mos ecur askund përpara doktorit.

Saliu ka kaluar në seancat e shkeljes së drejtësisë nëpër republikën e absurditetit, duke iu zvarritur fundit e mbajtur ligjërata kundër ligjeve.

Rrugës për në burg, pushon nëpër sallat që ja mbush me prezencë Babloku.

Në Durrës, protesta që shpërtheu nga dhoma e vogël laborator, ishte një monolog i keq mes socialistëve, që janë të orientuar ta përkrahin doktorin në zbehjen e influencës së Altin Dumanit për pretencën e dermanit, vendosjen e ligjit mbi të fortët.

Të fuqishmit që shkelin mbi pasuri e varfëri, janë gjysmë kështu, e gjysmë ashtu.

Kështu, ushqejnë hipokrizinë, sajojnë kriza, vjedhin e sundojnë, ashtu, reflektojnë për avantazhe penguese të strategjive ndëshkuese.

Paradhënia që ka marrë Sali Berisha, sekuestrimin e pak pasurive dhe izolimin e ca lirive, ka shkëputur lidhjet e tij me SPAK-un e forcuar cinizmin në komunikim me ekuipazhin antiamerikan të varkës, që lëkundet në brigjet e pendesës së mëkatarëve.

Veprat e turpshme nuk i zë as satira.

Veçantitë e tyre, shfaqen si shaka të përkëdhelura nga xhambazë të përulur në gjunjë para gjurmuesve të thesareve, tërësitë e tyre zbulohen me kujdes, si nusja para dasmorëve, por me një ndryshim, bistekun e flokëve duhet t’ia shpupurisë Altin Dumani.

Saliu dhe Iliri janë në orën e çeizit, duhet të ekspozojnë pajën, kurse Babloku në momentet e kënasë, plot mallëngjim që po ndahet nga familja mafioze e duhet të krijojë jetën e vet në burg, si gjithë ata që kanë vjedhur pasuritë e të tjerëve./Pamfleti

sali berisha edi rama po i afrohet ora ndarja nga pushteti

Lini një Përgjigje