Dosja e zezë 8 Qershor 2024, 13:48

Edi Ramën e mban në pushtet Mafia, e rrëzon vetëm Amerika!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Ramën e mban në pushtet Mafia, e rrëzon vetëm Amerika!
Edi Rama

Sapo RAI 3 publikoi lidhjet e Olsi dhe Edi Ramës me organizatat mafioze, përfaqësues të karteleve shqiptare të lidhura me Sinaloan meksikane, kanë telefonuar avokatin Alesandro Tinelli për t’i përcjellë kërcënimet me jetë gazetarit Zigfrido Ranucci.

Pra, edhe gazetarët italianë, po kërcënohen me jetë, vetëm se guxojnë të publikojnë aktivitetin e mafiozëve që hyjnë e dalin në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe mbushin Evropën me drogë.

Në dy prej episodeve të dy emisioneve të para, pasi mund të kemi shpejt edhe të tretin, janë denoncuar me fakte, pamje dhe intervista, takimet dhe lidhjet e ngushta të Edi Ramës me kartelet meksikane.

Edi Rama dhe Mafia, shihen si dy lisa binjakë në të njëjtin trup.

Preke kryeministrin me ndonjë “thupër” informacioni, e ndjen dhimbjen trupi i tij në Meksikë, Kinë, Turqi, Amerikë, Gjermani, Itali e kudo, përmend ndonjë mafioz të tij kudo në Glob, tërbohet ky i yni këtu.  

Edhe besimi i shqiptarëve është binjak.

Cilindo shqiptar normal të pyesësh, të thotë pak a shumë, se nuk është e mundur të rrëzohet nga pushteti, as të arrestohet nga drejtësia, sa kohë Mafia e komandon dhe Amerika nuk po e rrëzon.

Që Mafia i bindet kryemafiozit, që ky nuk i thotë për asgjë jo Mafies, nuk ka njeri që thotë, nuk është e vërtetë.  

Po sa vërtetësi ka se po, mund ta rrëzojë Amerika, ky është shqetësimi parësor.

Në pamje të parë, në reagimin e ashpër të Dhomës Penale të së Drejtës Evropiane dhe Ndërkombëtare për ngjarjet e lidhura me qeverinë shqiptare, ka përpjekje për ta rrëzuar kryeministrin, tashmë nën akuzë edhe për vrasje të konkurrentëve nga deputetët e tij, nga investitorët strategjik të tij, nga pjesë të sferës së tij.

Avokatët penalë, pas denoncimit të gazetarit italian për kërcënim me jetë për akuzat mbi Edi Ramën, kanë shprehur solidaritet me gazetarin Ranucci dhe ka dënuar “Kërcënimet pas episodit për Shqipërinë dhe narkoshtetin”.

Po shqiptarët e dinë dellin që i ndalon qarkullimin e gjakut Mafies.

Është vetëm Ambasada Amerikane, që nëse është në dijeni të lajmit, nëse është në një mëndje me Dhomën Penale të së Drejtës Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Shoqatën e Avokatëve se “Çdo sulm ndaj informacionit të lirë duhet të luftohet nga shteti, si kur ai kryhet nëpërmjet insinuatave dredharake”, mendojmë se duhet të reagojë.

Ngjarjet kanë ndodhur në Shqipëri dhe pritet me patjetër një qëndrim i Ambasadës Amerikane.

Janë akuza mbi kryemafiozitn që ka dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare të Amerikës me bizneset kineze e ruse, me puse nafte dhe pagesa të pista me shefin e FBI-së Charles McGonigal, me fyerjet publike edhe ndaj trupës së ndershme diplomatike, duke kërkuar publikisht vota në shkëmbim të vizave amerikane, me  dhunimin e flamurit amerikan që e gjeni në Google e shumë skandale të përditshme.

Para e pas këtyre skandaleve, se këtu çdo hap e punë e kësaj qeverie skandaloz është, mbase kanë të drejtë shqiptarët që kanë bindjen se Edi Ramën e mban në pushtet Mafia dhe e rrëzon vetëm Amerika!/Pamfleti

edi rama mafia shba