Burri i Monikës dhe bashkëpunëtori në zullume i plakut “non grata”, është politikani i parë i lartë, i marrë nën hetim nga SPAK në zbatim të Dekretit Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Amerikan, Joe Biden, për të çuar para drejtësisë shtetarët e përfshirë në grupe e aktivitete mafioze
Mafiozi Ilir Metaj hyri duke qeshur në SPAK, me krekosjen si kallëzues për korrupsionin e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, por pas 3 orësh, doli i zverdhur në fytyrë e më zë të dridhur, sepse ishte thirrur si i kallëzuar e nën hetim, për aferën 400 milionë Euro me CEZ-DIA.
Vërtetë u veprua vonë nga drejtësia e re, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kastës mafioze politike, por me thirrjen e Ilir Metës si kryehajdut, zë fill goditja e “balenave” të korrupsionit e krimit sipëror.
Këtë hetim në nivel të lartë, Altin Dumani i SPAK e ka filluar pas këmbënguljes nga SHBA; që do të thotë, se me mafien e strukturuar politike- shtetërore në Shqipëri, ka filluar të merret Shteti Amerikan, që është nismëtar dhe instalues i drejtësisë së re në Shqipëri.
Dosja e CEZ-DIA, është fillimi i rrugëtimit hetimor të Ilir Metës drejt burgut, që do vazhdojë me shumë afera të tij në koncesionin e kromit, bakrit, naftës, grabitjen e floririt, rrëmbim-zhdukjen e Eduard Belegut, financimin e vrasjes së vëllait të ish-deputetit të PS- Lezhë dhe vrasjet me pagesë që denoncoi killeri Nuredin Dumani.
Thirrja e Ilir Metës, është mesazh publik që jep SHBA nëpërmjet SPAK-ut, se goditja ka filluar nga më i fuqishmi i kupolës mafioze politike në Shqipëri: ish-kryeministër, kryetar Kuvendi e president, që në 30 vite ka bërë çdo lloj krimi e ka vjedhur sa ka mundur.
Por edhe sikur Ilir Metaj të ishe qelibar, SHBA nuk ia fal fshehjen e Almir Rrapos, të shumë-kërkuarit prej drejtësisë amerikane, si kreu i një grupi të kriminal në New York e Miçigan, të cilin Ilir Metaj e kishte emëruar kryekëshilltar diplomatik kur ishte Ministër i Jashtëm.
Pas Ilir Metës, do thirren edhe Sali Berisha e Edi Rama, për dosjet Gërdeci, 21 janari, kompleksi “Partizani”, landfillet, investitorët strategjikë, PPP në shëndetësi, për kullat e kokainës dhe lidhjet me trafikantë e oligarkë rusë, turq, serbë e azerë, të cilëve u kanë dhuruar 90% të ekonomisë së vendit.
Burri i Monikës dhe bashkëpunëtori në zullume i “non grata” Sali Berishës, është politikani i parë i lartë i marrë nën hetim nga SPAK, në zbatim të Urdhrit Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Amerikan, Joe Biden, për të ndëshkuar shtetarët e përfshirë në veprimtari mafioze.
Lëvizja e SPAK me hetimin e Ilir Metajt, por dhe të tjerëve majtas e djathtas në vazhdim, është shenjë se SHBA po i bllokon mafies së vjetër politike shtetërore, mundësinë e qëndrimit dhe rikthimit në krye të shtetit./Pamfleti
Lini një Përgjigje