Fryma e flashkët e ligjit, ka ndezur flakë edhe “tërbimin” e turmave...
Në aneks të SPAK-ut, ku nuk futen dot rrezet e drejtësisë, janë akumuluar padrejtësitë moderne të 30 viteve të fundit.
Nëpër dosje të pasigurive të ekspozitës fiskal-kriminale, çdo ditë, lëvizin për t’u fshikulluar me fiskla të holla, ca qelepirxhinj që livadhisin pas shpinës së Bablokut.
Kaq punë ka Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion, t’i fshikë nga duart, por kurrsesi t’u grisë xhepat apo sekuestrojë pasuritë.
Qeveritarë si Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Fatmir Mediu, Olta Xhaçka, Frida Krifca, dhe insekte të tjera të zemëruara, po u japin ngjarjeve kthesë të fortë, nga ato që në koleksionin e FBI-së, që për fat e kemi këtu, po i regjistrojnë si noca zbukuruese për flashkën që mbështjellë prej shekujsh shprehjen tonë të bukur, “kafshata e madhe të zë frymën”.
Fryma e flashkët e ligjit, ka ndezur flakë edhe “tërbimin” e turmave...
Patronazhistët e dinastisë së Sulltanit të Surrelit, janë shpërndarë sa në rrjetet sociale për të thurë vjersha heroike për mafien, sa nëpër dobësitë e lëngatës 33 vjeçare, se fajin e ka sistemi që nuk tjetërsohet dhe ndërkombëtarët, që secili blihet me paratë e drogës dhe investimeve publike, që Edi Rama nuk ka çfarë bën, keq e gjeti e më keq do ta lërë.
Në pamjen tjetër, turmat e tërbuara të Sali Berishës, ja kanë ngulur gishtin në hundë durimit. Janë lëshuar lumë shesheve të keq përdorura të Tiranës së Erion Veliajt, për të bërë përshesh heshtjen e diplomacisë, që as shikon, as dëgjon bubullimat e mafies, që përditë shton pasuritë e veta dhe vret liritë e viktimave.
Përzierje në stomak kanë të gjithë.
Dy marmitëshit e pushtetit, e kanë ndotur ajrin aq rëndë, sa askush nuk thotë se nuk është ogur i mirë që po “tërbohen” edhe turmat./Pamfleti
Lini një Përgjigje